Vangjel Tavo: Çështja e toponimeve në pasaporta nuk mund të zvarriset më. Shteti të paguajë koston

Në një intervistë për revistën Klan të kësaj jave, deputeti i LSI-së Vangjel Tavo kërkon zgjidhjen e shpejtë të ngërçit të toponimeve greke në pasaportat e shtetasve shqiptarë të lindur në Greqi, një problem i krijuar pasi pala shqiptare nuk ka respektuar normat ndërkombëtare. “Emërtesat e toponimeve sugjerohen nga komisionet përkatëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ashtu siç i ka depozituar çdo shtet anëtar i këtij organizmi. Gjithashtu ekziston edhe Rezoluta 1005/2011 e datës 25.10.2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të Evropës për çështjen e toponimeve”, thotë Tavo. Sipas tij, një zgjidhje është arritja e një Marrëveshjeje të përbashkët lidhur me vlefshmërinë e dokumenteve aktuale të udhëtimit, por nga ana tjetër duhet ngritja dhe konsolidimi i një Autoriteti Kombëtar për standardizimin e emërtimeve të lokaliteteve shqiptare gjeografike dhe hartimin e Udhërrëfyesve të toponimeve shqiptare për përdorim ndërkombëtar. Në çdo rast, thotë Tavo, koston e pasaportave të reja të korrigjuara (nëse shkohet në këtë zgjidhje), duhet ta paguajë shteti shqiptar.
Lexoni më shumë në: http://www.revistaklan.com/index.php?id=4445&mod=2
a.k
Add new comment