Personazhet e 20 shkurtit 1991 flasin në shtyp. “PD s’kish asnjë lidhje me ngjarjen”, thonë.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 11:02

Ka qenë temë kryesore sot në shtypin e shkruar, greva studentore e urisë më 20 shkurt të 1991-it, rrëzimi i monumentit të diktatorit Hoxha atë ditë dhe roli i Partisë Demokratike në këto zhvillime. Gazeta  shqiptarja.com ka intervistuar ish kryeministrin Aleksandër Meksi, që thotë se PD nuk mund të merrej me organizimin e atij akti, pasi ishte e zënë me organizimin e fushatës elektorale. Në gazetën Sot, është Shinasi Rama, organizator dhe drejtues i grupimit Studentor “Fan S. Noli”, ai që flet gjerë e gjatë mbi atë ngjarje, organizimin e grevës së urisë në Kinoklubit Studenti, përpjekjet e disa studentëve të tjerë “me lidhje” për t’u infiltruar dhe tentativat e kupolës së PD-së së kohës, Berisha-Hajdari-Pashko etj, për ta çaktivizuar këtë dalje të studentëve nga kontrolli, me porosi të Ramiz Alisë. Po tek Sot, edhe Lisjen Bashkurti, drejtuesi i Rinisë Komuniste pohon se PD-ja nuk kish lidhje me këtë grevë dhe me rrëzimin e statujës së Hoxhës që pasoi. Është e qartë se “përvetësimi” i kësaj ngjarjeje nga PD ndërkohë që dëshmitarët dhe faktorët e dy dekadave më parë janë gjallë dhe flasin, nuk duket se krijon ndonjë kompleks dhe as stepje tek selia blu. Protesta me sfodn 20 shkurtin do të bëhet. Aq më pak dallon ndonjë kompleks tek kryetari i ri i saj, që ato ditë të shkuara sapo kishte kaluar me sukses pubertetin.

Mund të lexoni në këto linke: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/aleksand-r-meksi-20-...

http://www.sot.com.al/politike-intervista/shenasi-rama-ja-e-v%C3%ABrteta-e-rr%C3%ABzimit-t%C3%AB-bustit-skandali-i-azemit-me-femr%C3%ABn

a.k

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Saliu ne 20 shkurt, ne kohen që  ra busti, ndudhej ne zyrën e tij, kati i dytë, te rruga e Kavajes.

Pyeteni se eshte interesante se cfare do te thote.

Submitted by XY (not verified) on

Ne kohen e rrezimit mund te kete qene ne zyre, por dy-tre ore perpara ka bere nje xhiro me nje Fiat me ngjyre te celur ne shesh. Ka nje nje xhirim nga bari ne katin e siperm te Pallatit te Kultures ku duket Doktori me pardesy te bardhe duke kqyrur me nje fare interesimi nga ana e monumentit, teksa vetura leviz me ngadale nga e majta (nga Skenderbeu) ne te djathte (drejt hotel Tirana).

Edhe pse eshte pas si teper per ta qene restesi, kjo nuk do me thene se PD po e organizonte rrezimin. Ndoshta Doktori e dinte cka do te ndodhte dhe kishte dale per ta pare per here te fundit Baben ne kembe. Do ta merrte malli.

Se kush e kishte vendosur dhe organizuar rrezimin, ajo pastaj eshte pune pak me thelle dhe do duhet kohe qe te dale ne drite. Gjithsesi un emendoj se ka qene pak me lart se Doktori. Ky i fundit thjesht e dinte qe PPSH kishte vendosur ta sakrifikonte monumentin per te mbajtur gjalle edhe per ca kohe enverizmin.

Nuk e di pse nuk e jep perseri ate clip (apo "insert" si i thone sot analistet neper studio) Fevziu.

Mbase e kep neser.

Tung

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.