Sasia prej 805 kg hashash në Prevezë, arrest për oficerin e antidrogës greke

Mendja ta do që “punët” ndërkufitare të drogës, ku vendin e parë e zë hashashi, trafikantët shqiptarë nuk kanë sesi t’i bëjnë vetëm. Një ilustrim i freskët për këtë vjen nga gjykata e Prevezës në Greqi, ku një urdhër-arresti u lëshua për një oficer antidroge të policisë greke. Ai dyshohet si i përfshirë në zinxhirin e shpërndarjes dhe trafikut të 805 kilogramëve marijuanë që u kap në Prevezë, pasi kishte ardhur nga Shqipëria. Kjo sasi gjigande ka lidhje me një operacion e madh policor në një zonë moçalore pranë Prevezës para pak ditësh, kur sasi e drogës po transferohej nga një anije shqiptare për në një banesë. Gjatë operacionit u konfiskuan 19 qese me drogë dhe u arrestuan dy shtetas shqiptarë.
a.k
Add new comment