25 të vdekur në Ukrainë. Yanukovych: “Në pushtet do të jenë vetëm ata që fitojnë zgjedhjet”

Ukraina po i afrohet përherë e më shumë pikës kritike të një përballjeje civile. Protestat e këtyre dy ditëve kanë provokluar 25 të vdekur dhe qindra të plagosur, mes të cilëve edhe 9 policë. Për autoritetet e shtetit çdo gjë nisi kur nga protestuesit u qëllua me armë zjarri. Kjo çoi në viktima, të cilat përfaqësojnë tashmë një pikë kulmore të krizës, e cila ende nuk dihet se nga do të marrë. Presidenti i vendit Yanukovych deklaroi në një mesazh drejtuar vendit se përfaqësuesit e opozitës kapërcyen kufirin kur bënë thirrje që protestuesit të dalin në shesh të armatosur. Sipas tij, kjo sjellje nuk ka marrë parasysh edhe premtimin e tij se së shpejti do të mbahen zgjedhje, premtim që gjithsesi në situatën aktuale mund të lexohet edhe si taktikë për të fituar kohë. Po kështu Yanukovych ka nënvizuar se do të jenë zgjedhjet ato që do të përcaktojnë se kush do të jetë në pushtet dhe ky është një deklarim që bën të qartë se çdo metodë tjetër për t’u imponuar do të çojë në kundërshtim me forcë.
Më shumë në: http://en.ria.ru/world/20140219/187676569/Ukrainian-President-Opposition-Crossed-Line-With-Call-to-Arms.html
s.z
Add new comment