Të ardhurat tatimore të janarit, në nivelin e tre viteve të fundit

Në dhjetor, si rrjedhojë e pritshmërisë së importuesve për rritjen e taksave dhe akcizave të karburanteve, cigareve, alkolit etj, pati një tejdepozitim të këtyre mallrave të importit para hyrjes në fuqi të taksave e akcizave të reja. Si rezultat, pati një rritje jo të zakonshme të të ardhurave tatimore mujore (mbi 30%), krahasimisht me dhjetorë të mëparshëm. Dhe pritej një rënie e këtyre të ardhurave në janar, pas tejdepozitimit të mallrave të mësipërme.
Por të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, të publikuara sot, tregojnë se të ardhurat tatimore (tatime, dogana, sigurime shoqërore e shendetsore, etj) ishin rreth 238 milion dollarë në janar 2014 – po aq sa në janar 2013. Ndërsa në janar 2012 ato ishin rreth 231 milion dollarë dhe në janar 2011, rreth 235 milion dollarë.
E. Zaloshnja
Add new comment