Shqipëri-Serbi,një përballje përtej futbollit

Shqipëria do të përballet më Serbinë në fushën e blertë, një ndeshje ku me siguri thirrjet e tifozerive respektive nuk do t’i shpëtojnë nacionalizmit. Sot në mesditë u krye hedhja e shortit për fazën eliminatore të Kampionatit Europian 2016, që do të zhvillohet në Francë. Shorti përcaktoi që Shqipëria të jetë në Grupin I, bashkë me Portugalinë, Armeninë dhe Serbinë.
Para hedhjes së shortit, organizatorët kanë rënë dakord që në fillim që bashkë nuk duhet të bien skuadrat e Spanjës me Gjilbratarin dhe Azerbajxhani me Armeninë, kjo për shkak të konflikteve që këto vende kanë me njëri-tjetrin. Dy vite më parë, ndërsa diskutohej për një ndeshje futbolli mes të kuqezinjve të vegjël, dmth mes skuadrave të 17-vjeçarëve, për shkak të incidenteve që mund të ndodhnin u refuzua që ndeshjet të luheshin në Shqipëri apo Serbi e për t’i shmangur ato, Hollanda u ofrua si alternativë.
Mesa duket, UEFA ka vlerësuar se Shqipëria dhe Serbia nuk i kanë aq të tensionuara marrëdhëniet sa të lindë nevoja e shmangies së një përballje mes tyre.
Për më shumë http://www.balkanweb.com/kryesore/1/hidhet-shorti-i-euro-201...
k.k
Add new comment