Inspektorët e Punës arrestohen në mes “të punës”: Merrnin rryshfet për punonjësit e padeklaruar

Merrnin nga 40 mijë lekë prej bizneseve ku ushtronin kontroll dhe gjenin punonjës të padeklaruar, për të bërë “nderin” që të mos përfshinin konstatimet në raportet e tyre. Tre inspektorë të Inspektoratit të Punës në Tiranë, arrestohen pasi skuadrat e forcës së posaçme operacionale kanë finalizuar një hetim të përbashkët të Drejtorisë së Antikorrupsionit, si dhe Antikrimit Ekonomik të Policisë së Shtetit. Ata janë T.Mançellari, S.Lala dhe H.Gjoksi. Policia ka marrë deklarimet e drejtorit të inspektorëve të arrestuar, por nga hetimet ai nuk rezulton të ketë dijeni për rastet e mitmarrjes së Mançellarit, Lalës dhe Gjoksit.
a.k
Add new comment