Bamir Topi merr angazhim publik: Nuk kthehem më në Presidencë

Postuar në 25 Shkurt, 2014 15:55

Bamir Topi, kryetar i Frymës së Re Demokratike, deklaron se nuk ka ambicie për t’u rikthyer në karrigen e Presidentit, edhe në rast se do t’i ofrohet kjo mundësi. Në emisionin “Studio e Hapur” ish-kreu i shtetit i kërkoi moderatores Eni Vasili që ta mbajë të regjistruar në arkiv këtë deklarim publik të tij në mënyrë që në të ardhmen të verifikojë edhe koherencën e tij. Madje,Topi hodhi poshtë edhe zërat se ka pasur ambicie për një rizgjedhje të tij në krye të shtetit ndërsa po përfundonte mandatin e parë. “Nuk kam aluduar për një mandat të dytë.  Nuk e kam asnjëherë më këtë ambicie. Nuk jam peng i pazareve politike, jam ky që jam. Kam bërë karrierën time normale” deklaroi Topi. Ai i është përgjigjur edhe interesit mbi darkën që ka konsumuar me kryeministrin Edi Rama para disa ditësh. Bamir Topi tha se ka qenë një takim normal, por pa bërë të ditur detaje. I pyetur nëse ka pasur takime të mëtejshme pas darkës, Topi tha se nuk ka pasur këto kohë, por jo se nuk do të ketë në të ardhmen.

“Unë jam i hapur atë që them në studio për publikun tentoj të bëj një bisedë normale por nuk mund ta vendos veten në rolin e këshilltarit të zotit Rama. Nëse ai do e kërkonte një këshillë unë do isha i gatshëm me eksperiencën time t’ia jepja. Nuk ka pasur më komunikim pas takimit, por kjo nuk do të thotë që nuk do ketë. Ajo darkë, ka qenë një darkë normale. Ka shumë hiperbola rreth darkave të tilla. Nuk ka pasur absolutisht një komunikim” tha Topi. 

 

k.k 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>E para, cfare dmth darke normale?!? Perndryshe, si do te kishte qene nje darke anormale?!?</p><p>Or Bamir, por paske rrjedhur fare mor veterineri i vogel qe politika shqiptare me koniukturat e veta te cuditshme te beri President te Republikes. Them qe paske rrjedhur se nje deklarate e tille me kujton Shaban Qosen, qe kur nuk e shanin hunde derr, shkonte e i hakerrehej miletit e u thoshte heme a m&#39;shan dot?</p><p>Ti prit nje here te te lusin te behesh perseri president e pastaj thuaj nuk behem, apo e di qe nuk ta vershellen me njeri tani dhe ben edhe si i forte edhe si i ndershem. Hec e pirdhu se edhe ti kokerr kandari dole, pak si katunar Tirone.....</p>

Submitted by adi (not verified) on

<p>Natura të ka dhënë paraqitjen, dhe nganjëherë na duket se paraqitja dhe mençuria shkojnë bashkë. Por jo. Ti jo vetëm që nuk je i mençur, por je edhe i poshtër.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.