Një pjesë e vogël e faturës për batërdinë me pronat: Vetëm 8 dosje në Strasburg i kushtojnë Shqipërisë 37 milionë euro

Postuar në 27 Shkurt, 2014 11:02

413 dosje, ky është numri që pritet të merret në shqyrtim nga Gjykata e Strasburgut lidhur me ankesat e pronarëve legjitimë shqiptarë. I paditur është shteti shqiptar që në 23 vjet ka bërë batërdinë me pronat. Një fakt ky shumë i njohur, por që meriton të sillet në vëmendje sidomos për faturën financiare që duhet të paguajë Shqipëria. Ndërkohë që Deutsche Ëelle njofton se “në ditët e para të Marsit një delegacion nga Këshilli i Europës do të vijë në Shqipëri për të parë zbatimin e vendimeve nga qeveria për çështjet e përfunduara”. Me këtë rast shifrat flasin vetë:  “Për tetë çështje të fituara nga pronarët e Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, qeveria duhet t'i kompensojë ata me 37 milionë euro. Për çështjet e tjera, Gjykata i ka kërkuar qeverisë që të gjejë një zgjidhje paqësore, me mirëkuptim, të pranuar nga pronarët që Strasburgu të mos dalë me një vendim përfundimtar për kompensim financiar. Çështjet e fituara deri tani në Gjykatën e Strasburgut nga pronarët e Shqipërisë të cilëve u është shkelur e drejta themelore e pronës, mund të kenë një kosto financiare prej 150 milionë Euro. Deri në qershor të këtij viti kjo Gjykatë do të shqyrtojë “en block” 60 dosje”. Këto sipas Agim Toros.

Më shumë në: http://www.dw.de/gjykata-e-strasburgut-faturë-të-kripur-shqipërisë-për-kompensim-financiar-të-pronarëve/a-17460374

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.