Haxhinasto: Protestuesit e taksive 8+1, kërkesa antiligjore

Postuar në 28 Shkurt, 2014 10:23

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar për protestat e sotme të bërë nga drejtuesit e furgonave në kryeqytet. Ministri Edmond Haxhinasto ka deklaruar se kërkesat e protestuesve të shërbimit taksi 8+1 janë të padrejta dhe antilgjore. Ministri Haxhinasto u shpreh për mediat se qeveria ua ka dhënë alternativat e saj palëve të interesuara për të zgjidhur këtë problem. “Ata nuk kanë një licensë për të zhvilluar transportin ndërurban. Pyetja që shtrohet sot është: A do të zbatohet ligji apo jo? Nëse pronarët e taksive 8+1 duan të vazhdojnë aktivitetin e tyre ata duhet të aplikojnë për licensa të transportit ndër urban, të nisen në orare dhe stacione të përcaktuara dhe të kenë mjete me parametra sigurie siç e kërkon ligji. Por kjo situatë ku nga njëra anë ata duan të kenë avantazhet e të qënurit taksi por edhe të kenë avantazhe për të qënë edhe për transportin ndërurban nuk mund të lejohet që të vazhdojë kështu", tha Haxhinasto.
Gjithashtu Haxhinasto nuk ka lënë jashtë vëmendjes së deklaratës së tij as përfshirjen e deputetëve të PD në këtë protestë, duke u thënë se ata po mbështesin paligjshmërinë dhe këtë mbështetje po e bëjnë vetëm për vafor politik.  “Deputetët si të zgjedhurit e popullit  janë aty për të bërë ligje, për të zbatuar ligjin dhe janë të parët që duhet ta zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë se ligji është i padrejtë atëherë të paraqesin amendimet përkatëse në Parlament. Deputetët e opozitës nuk mund të zgjedhin të bëjnë politik për interesa të tyre të ngushta dhe duke mbështetur paligjshmërinë. Nxitja e paligjshmërisë dhe promovimi i shkeljes së ligjit janë të papranueshme në demokraci dhe nuk janë ato që presin qytetarët që i kanë votuar", ka komentuar Haxhinasto.S.S

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.