Kapja e sasive “industriale” të tritolit në Malësi të Madhe, tregues tronditës

Në një depo të mirëfilltë luftarake e kishte shndërruar banesën e vet në fshatin Kurtaj të Malësisë së Madhe, shtetasi Tafë Balijaj. Gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e paradites së sotme nga Policia e Shkodrës, në këtë banesë janë sekuestruar 238 kallëpe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatore si dhe 100 copë granata, 3 automatikë. Veç kësaj, u gjet edhe një pajisje për përpunimin e tritolit. Në kërkim është shpallur djali i Balijajt i cili akuzohet se ishte personi që mbante kontaktet për sigurimin, përgatitjen dhe shitjen e tritolit. Gjetja e sasive të tilla të frikshme eksplozivi, pas mobilizimit të forcave të rendit nën dritën e ngjarjeve të fundit, nënkupton që materiale të ngjashme mund ndodhen edhe në pika e zona të tjera të vendit.
a.k
Comments
1997a është viti i
<p>1997a është viti i shpërndarjes së materialeve luftarake!përdorimi ka pasur pikun e tij gjithnjë pas rrëzimit të berishës!!</p><p>përfundimi mund të nxirret nga llogaria ndërmjet hapsit të depove dhe humbësit të pavullnetshëm!!</p>
Add new comment