2 milionë euro për të shpëtuar Pompein

Italia do të lëvrojë 2 milionë euro për të shpëtuar Pompein. Përmbytjet e fundit sollën shkatërrim të mureve dhe strukturave të ndryshme, si Tempulli i Venusit. Pompei, është një nga sitet arkeologjike më të çmuara në botë, pasuri boëtrore, me 2.5 milionë turistë në vit. E megjithatë, degradimi i tij dhe mirëmbajtja përherë kanë qenë problem. Me përmbytjen e tanishme, duket se Roma zyrtare është detyruar të hapë qesen, megjithëse me një shumë që nuk është dhe aq e konsiderueshme.
s.z
Add new comment