Të hapen dosjet! Një kërkesë e dënuar të mbetet vetëm e tillë...

Sot përfaqësues të studentëve të dhjetorit ’90 kanë kërkuar hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bërjen e një ligji për lustracionin sipas modelit gjerman dhe mandej rikthimin e të drejtave të humbura për të persekutuarit dhe zgjidhjen e çështjes së pronës. “Të bëhet ligji i lustracionit, të hapen dosjet, i mbështetur në modelin e propozuar nga shoqëria civile sipas modelit gjerman"-tha një nga përfaqësuesit, Ilir Dizdari. Është një kërkesë që ka 23 vjet që bëhet, e për të cilën janë ngritur edhe dy komisione, “Mezini” dhe “Bezhani”. Sërish, lustracioni duket të jetë proces i papërfunduar. Kjo kërkesë meriton vëmendje, pasi është disi paradoksale që Shqipëria të mbetet ndër vendet e vetme në lindjen ish-komuniste që nuk e ka kryer këtë proces Këtu një përgjegjësi e ka edhe shoqëria vetë, pjesë të së cilës e kanë parë procesin më shumë si përmbushje të një lloj kurioziteti, apo edhe revanshi, sesa nevojë për të eliminuar premisat negative për të ardhmen e vendit.
s.z
Add new comment