Qeveria premton reformimin e tregut energjetik. Gjiknuri: Tregu ka nevojë të plotësohet me prodhues të pavarur të energjisë

Postuar në 06 Mars, 2014 10:58

Qeveria shqiptare ka ndërmend të reformojë tregun energjetik. Sipas ministrit Damian Gjiknuri kjo është e nevojshme pasi sipas tij industria ka nevojë që të mbështetet edhe nga prodhuesit e pavarur të energjisë. Për ministrin liberalizimi i tregut është e vetmja garanci që investimet të kenë garanci, por edhe kosto që mund të llogariten. “Ndryshe, ndodh që defiçiti i madh financiar i energjisë nuk do të mbështetet më financiarisht dhe kjo mund të prodhojë një krizë te të gjithë investitorët privatë. Ne duam të evitojmë këtë, prandaj edhe nuk e kemi bazuar politikën tonë në premtime boshe se shteti do të ketë gjithmonë mundësi për të blerë energji por duhet të krijohen masat e nevojshme për të krijuar tregun e energjisë dhe për këto reforma po punojmë”, nënvizoi ministri Gjiknuri. Ai i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS) të Projektit Hidroenergjetik mbi Lumin Devoll, ku investimi i parashikuar i kompanisë “Statkraft” arrin në 500 milionë dollarë.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.