Aleksandër Arvizu darkon me pasardhësin e tij, Donald Lu

Ambasadori amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu është në përfundim të mandatit. Zëvendësuesi i tij do të jetë, Donald Lu. Arvizu dhe Lu kanë darkuar së bashku ndërsa ndodhen në Uashington.
Ambasadori Arvizu: “Përshëndetje nga një Uashington D.C. i ngrirë! A e gjeni dot se kush është miku me të cilin po darkoj? – komentohet mbi një foto të publikuar në Facebook në faqen e ambasadës amerikanë në Tiranë.
Por i ngrirë përveç Uashingtonit ndodhet edhe, Lu, i cili tashmë duhej ta kishte marrë detyrën, por kjo është “ngrirë” për shkak të zhvillimeve në senatin amerikan, ku Republikanët nuk pranuan të japin votën pro për kandidaturat e Barack Obamës.
S.S
Add new comment