Skandal në Turqi, Erdogan bën të qajë pronarin e gazetës opozitare

Turqia ka ardhur sëfundmi në vëmendjen e publikut të gjerë ndërkombëtar për shkak të akuzave ndaj Kryeministrit Erdogan, familjarëve të tij si edhe disa ministrave të tjerë për korrupsion. Kohët e fundit kanë filluar të qarkullojnë videopërgjime ku Erdogan apo njerëzit e tij të afërt janë të përzier në afera të mëdha korruptive, të cilat vlerësohen në miliarda dollarë. Në një përgjim të ngjashëm dëgjohet edhe biseda midis Erdoganit dhe të birit, Bilalit, për fshehjen e një miliard dollarëve.
Me ndryshimet e fundit ligjore në Turqi, ku preken interneti dhe mediat në përgjithësi, pushteti i Erdoganit është bërë i pakufishëm. Shumë biznesmenë janë rreth tij duke përfituar nga tenderët. Një pjesë e tyre përbëhen edhe nga njerëz të medias. Erdogan nuk e ka për gjë të marrë në telefon gazetarë apo pronarë mediash duke kërkuar shkarkimin e korrespondentëve.
Një skandal i tillë plasi një ditë më parë ku në internet filloi të qarkullonte një bisedë midis Erdoganit dhe pronarit të dy prej gazetave më të mëdha në Turqi, “Milliyet” dhe “Vatan”. Pas kritikave të forta të “shefit”, pronari i gazetës fillon të qajë gjatë telefonatës. Biseda e përgjuar zgjat 4 minuta e 12 sekonda, ndërsa pronari i gazetës fillon të qajë në 3.42. Pas kësaj telefonate, pronari i gazetave, Erdogan Demirogren filloi shkarkimin e drejtuesve të këtyre gazetave.
Artikulli i 28 shkurtit 2013 zbardhte një bisedë të bërë nga Abdullah Oçalan me të dërguar të qeverisë ku përfshihej edhe qeveria turke. Publikimi i tij u konsiderua nga Kryeminstri Erdogan si një “provokim i procesit të paqes”.
Biseda e zbardhur:
Erdogan Demiroren: Të mërzita, shef?
Tajip Erdogan: Për besë na bëtë tym, na poshtëruat.
Erdogan Demiroren: Kur do të takohemi bashkë?
Tajip Erdogan: Më kë të takohem, pranohet një paturpësi e tillë?
Erdogan Demiroren: Duhet të gjejmë ata që e kanë nxjerrë këtë informacion, prandaj...
Tajip Erdogan: Mos u merr me ata që e kanë nxjerrë, është çështje tjetër kush u ka nxjerrë informacionin. Funksioni i gazetës suaj është të bëjë provokime të tilla?
Erdogan Demiroren: Jo, as nuk na kalon nëpër mend ajo, z. Kryeministër.
Tajip Erdogan: Ç’do të thotë nuk na kalon, ja, ju kaloi, çfarë do më tepër. Dmth, titulli do vihet në këtë mënyrë, na shkon nëpër mend apo jo, për të shitur tre-katër copë më shumë bën këtë poshtërsi, se cili nga njerëzit e tu e bën, pastaj dhe ju vazhdoni t’i mbroni duke thënë se as nëpër mend nuk na kalon.
Erdogan Demiroren: Nuk po i mbroj, gjithë natën me këtë punë jam marrë.
Tajip Erdogan: Pash Zotin, dmth ju këta gazetarë, pra titujt e gazetave...
Erdogan Demiroren: Kërkoj diçka prej teje. Të më japësh gjysmë ore kohë.
Tajip Erdogan: Për besë, të kemi dhënë kohë shumë gjysmë orësha. Kështu që është turp, shkon kjo gjë? Dhe pas kësaj nga gazeta juaj nuk do të marr asnjë person, dmth në asnjë udhëtim timin jashtë shtetit. Le ta marrim, le ta marrim, sa herë jemi ulur dhe kemi biseduar me atë njeri. Me Derja zotërinë kam folur unë edhe shokët gjithashtu, kemi hyrë në proces të mirë, themi një proces zgjidhjeje, rrezikojmë, se çfarë nuk bëjmë, por një gënjeshtar i pandrequr publikon artikullin, i poshtri, i paskrupullti dëshiron që të cungojë procesin tonë dhe ju jeni pronari i këtij.
Erdogan Demiroren: Mirë, çfarë kërkoni nga unë?
Tajip Erdogan: Ajo që kërkoj unë nga ti është të bësh atë që duhet t’u bësh këtyre mashtruesve, dmth duhet t’u thuash se si mund të publikoni artikuj të tillë? Nëse te puna juaj dikush mashtron, e mbani vallë një orë?
Erdogan Demiroren: Nuk e mbajmë.
Tajip Erdogan: Menjëherë e përzini.
Erdogan Demiroren: Por unë ua thashë, dëgjo...
Tajip Erdogan: Rrezikojmë kaq e aq, nuk e di, miq unë nuk ju telefonova, por artikulli i publikuar dje nuk justifikohet, edhe nëse nuk më telefoni sot, unë përsëri...
Erdogan Demiroren: Alo!
(Telefonata ndërpritet)
Telefonata e dytë
Tajip Erdogan: Alo
Erdogan Demiroren: Do të bëj atë që duhet z. Kryeministër, unë ty...
Tajip Erdogan: Nëse mundem, çfarë do të bëni konkretisht?
Erdogan Demiroren: Unë të premtoj...
Tajip Erdogan: Derja (Kryeredaktori. sh.r.) është përgjegjësi kryesor i kësaj çështjeje, ai i pafytyri që ka shkruar lajmin është përgjegjës për këtë, se kush e ka informuar...
Erdogan Demiroren: Unë sot...
Tajip Erdogan: Nëse është i pastër, t’jua thotë juve se kush e ka informuar, dhe urgjentisht të marrim masa kundrejt atij. Nëse ky është dikush nga ekipi im unë bëj atë që nevojitet, por nëse është dikush nga BDP-ja le ta thotë, edhe me atë bëjmë atë që nevojitet.
Erdogan Demiroren: Unë deri sonte në mbrëmje do ta sjell para jush se nga ka ardhur.
Tajip Erdogan: Në rregull.
Erdogan Demiroren: Në rregull z. Kryeministër?
Tajip Erdogan: Mirë, në rregull.
Erdogan Demiroren: Kështu...
Tajip Erdogan: Mirë, ditën e mirë! Alo!
Erdogan Demiroren: Si u ngatërrova me këtë punë, për kë (Qan)
Tajip Erdogan: Shpresoj të na na dalë për mirë, në rregull, ditën e mirë!
Erdogan Demiroren: Faleminderit (Qan)
Tajip Erdogan: Ditën e mirë!
Biseda e regjistruar mund të gjendet në linkun https://www.youtube.com/watch?v=hHBJgxgDIP4&feature=youtu.be
Përgatiti K. S.
Add new comment