“Superkabineti” i Kosovës, të gjithë planifikojnë zvogëlimin e numrit të dikastereve qeveritare

Postuar në 09 Mars, 2014 10:07

Kosova vlerësohet të ketë kabinetin qeveritar më të fryrë në rajon. Ndaj, në kushtet e fushatës zgjedhore, palët politike dhe shoqëria civile po diskutojnë mbi nevojën e ndryshimit të organizimit të kabinetit qeveritar. Madje këtë opsion po e shqyrton edhe vetë kryeministri aktual Hashim Thaçi që thotë se nëse do të marrë një mandat tjetër, do të realizojë këtë synim. 

“Nëntëmbëdhjetë ministra, gjashtë zëvendëskryeministra dhe mbi dyzetë zëvendësministra, bëri që kabineti qeveritar i Thaçit të konsiderohet më i madhi në rajon. Mirëpo, meqë këtë vit pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, partitë politike kanë nisur të mendojnë që në mandatin e ardhshëm të zvogëlojnë numrin e dikastereve ministrore. Një gjë të tillë po e mendon edhe Thaçi nëse do të jetë kryeministër në mandatin e ardhshëm, partitë që në ketë mandat ishin në opozitë si dhe shoqëria civile. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe kryetar i PDK-së tha për “KosovaPress” se ata janë duke e studiuar organizimin dhe riorganizimin e qeverisë në mandatin e ardhshëm qeverisës në rast se PDK do t’i fitoj zgjedhjet” shkruan Kosovapress.

 

Për më shumë: http://www.kosovapress.com/sq/politike/ministra-me-pak-ne-qeverine-e-ardhshme-12161/#sthash.QlRXmPTL.dpuf

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.