Bileta nga Priska e Madhe shkon 100 lekë të reja, banorët bllokojnë rrugën

Postuar në 10 Mars, 2014 02:52

Rradha e konsumatorëve për të protestuar. Mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Priskë e Madhe në kryeqytet kanë organizuar një protestë kundër rritjes së çmimit të biletës së autobusit. Banorët në fillim kanë bllokuar qarkullimin e të gjitha automjeteve, thotë News 24, ndërkohë që më pas kanë lejuar qarkullimin e automjeteve të vogla, por jo të autobusëve të linjës. Prej orësh 06:00, protestuesit kanë bllokuar 5 mikrobusë si dhe kanë djegur plehrat në kazanë të mbeturinave në mes të rrugës. Për News24 banorët janë shprehur se rritja e çmimit të biletës është abuzive dhe se në vetëm 10 kilometra rrugë është e padrejtë të paguhen 100 lekë të reja.  Gjithashtu banorët u shprehën se bileta ka qenë 80 lekë dhe me rritjen e saj ata kanë bërë një kërkesë në komunën e Dajtit, por bileta përsëri nuk është ulur, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoriteti vendor. Banorët shprehen se këtë radhë nuk do të bëjnë lëshime dhe se do të vijojnë protestat.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.