Çështja 'Nazime Visha': "Kadare & Agolli të pakënaqur me Presidencën; dhe debati përfshin dhe të tjerë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk e mori në konsideratë një apel të disa intelektualëve shqiptarë, mes të cilëve dhe Ismail Kadare e Dritëro Agolli, për faljen e Nazime Vishës. Pas kësaj, gazetarja Eni Vasili bëri një shkrim kritik në adresë të Presidentit. “Nazime Visha, një viktimë e shoqërisë dhe e Presidentit të Republikës”, thosh ajo në thelb në shkrimin e saj që mund ta ndiqni në linkun http://www.panorama.com.al/2014/03/04/nazime-visha-viktime-e-shoqerise-dhe-e-presidentit-te-saj/.
Gazetares Vasili iu përgjigj këshilltari i Presidentit, Shaqir Hasanaj, i cili polemizon në një stil gazetaresk, dhe në thelb i thotë se “sentimentalizmi vlen për të shkruar romane, por ligjet e isntitucionet janë një gjë tjetër”. Shkrimin e tij mund ta ndiqni në linkun http://www.panorama.com.al/2014/03/07/eni/.
Sot Panorama (ku janë publikuar dhe shkrimet e Vasilit e të Hasanajt) publikon një shënim të Kadaresë e të Agollit, ku qortohet reagimi i këshilltarit presidencial, si një reagim pa etikë, arrogant, dhe përbuzës për letërsinë dhe artistët. Këtë shënim mund ta gjeni në linkun http://www.panorama.com.al/2014/03/10/refuzimi-per-faljen-e-nazimes-kadare-dhe-agolli-arrogance-nga-keshilltari-i-presidentit/
Po sot dhe po në Panorama është publikuar një shkrim i Bledi Kajsiut me titullin “Drejtësia me dy fytyra”, ku autori kapet nga befasi nga drejtësia shqiptare që Pinarin e Gërdecit e nxjerr nga burgu, ndërsa Vishën e mban në burg. Ndiqeni në linkun http://www.panorama.com.al/2014/03/10/drejtesia-me-dy-fytyra/
Re.Pu.
Comments
Nje pedofil masakron nje te

Nje pedofil masakron nje te mitur.

Nje gjykate,keshilltari i mbretit dhe vete mbreti favorizojne kriminelin.

Fatkeqesisht ne vazhdojme te mbetemi te poshter dhe kjo eshte per te ardhur keq!

Or zoteri, a e di ti qe ate

Or zoteri, a e di ti qe ate kriminelin qe thua ti e vrau kjo e "pafajshmja", dhe madje pa iu dridhur dora fare. Ky shtet ka ligje, dhe ato ligje jane per te gjithe. Ndryshe inkurajohet ajo qe quhet VETEGJYQESI......

Tregojne njehere se ne

Tregojne njehere se ne Venezia nje akulloreshites hengri nje gjobe te majme per nje akullore. Nje vajze e vogel donte akullore, prinderit nuk donin vajza insistonte, insistonte aq shume saqe akulloreshitesi i fali nje akullore. Mirpo aty kalon nje polic i keq dhe i vendosi gjobe ketij shitesit pasi nuk preu dhe faturen. Me kot u mundua shitesi te justifikohej se e beri per bamiresi pasi ligji nuk njeh bamiresi, aq me pak ne kohe te tilla.

NUK ka pse te jemi Tolerant

NUK ka pse te jemi Tolerant ndaj Krimin, kur DUHET te jemi KORREKT me ligjin. Ajo kreu nje "Hate Crime" dhe ky lloj krimi denohet rende ne Boten e civilizuar. NUK duhet te dali nga Burgu.

Po ajo vajze,qe u vra qe kur

Po ajo vajze,qe u vra qe kur ishte e mitur?

Me thoni,nese do ishte vajza e presidentit,Metes,Berishes,Rames apo edhe ndonje tjeter,keshtu do te perfundonte historia?

Pavaresisht se ky eshte gjykim hipotetik,eksperienca ka folur dhe flet shume shume per "shtetin ligjor" shqiptar,tonin pra.

Add new comment