Pikëpyetje mbi datën e Pavarësisë së Shqipërisë! Autori nga Kosova thotë se “New York Times” e shpalli Pavarësinë tre ditë para 28 nëntorit

Një studim i botuar në Kosovë sëfundmi dëshmon se “New York Times”, ka raportuar me 25 nëntor 1912 se Shqipëria, po atë datë, shpalli Pavarësinë. Bardh Rugova, autor i librit “Imazhi i shqiptarit dhe i Shqipërisë në New York Times, në kohën e shpalljes së pavarësisë (1911-1913)”, tha se më 28 nëntor nuk kishte fare raportime nga ajo që po ndodhte në Vlorë.“NYT”, kishte raportuar për këtë tre ditë para shpalljes duke u bazuar në burimet gjermane, derisa më 28 nëntor kishte raportuar vetëm për marrjen e Durrësit dhe futjen atje të ushtrisë serbe, e më 29 nëntor “NYT” kishte shkruar se arbëreshët e Italisë kishin mirëpritur shpalljen e Pavarësisë.
Autori thotë se “New York Times”, në raportimet e saj kryesisht kishte përdorur referenca të huaja. “Janë shumë, shumë të rralla”, tha Rugova në “Zona B” në Klan Kosova, duke përmendur rastet kur shkrimet janë bazuar në referenca të shqiptarëve. Këtu ai ka kujtuar rastin e një shkrimi mbi Isa Boletinin, i cili fillonte me përshkrimin e takimit mes dy shqiptarëve ku përmendej gjuajtja me armë dhe plisi. Libri është i ndarë në gjashtë cikle, siç thotë autori, për lehtësi studimi. Rugova ka treguar se si në periudhën e vitit 1911, imazhi i shqiptarëve dhe Shqipërisë kishte një lloj ndjeshmërie me Malin e Zi, sepse, siç thotë ai, shqiptarët konsideroheshin viktima të Perandorisë Osmane.
Për më shumë: https://www.gazetaexpress.com/lajme/new-york-times-e-shpalli-pavaresine-e-shqiperise-tre-dite-para-28-nentorit-video-2717/
k.k
Add new comment