55 barna të reja në listën e rimbursimit. Ministri i Shëndetësisë: “Nga 1 prilli hiqet TVSH-ja për ilaçet”

Postuar në 12 Mars, 2014 07:29

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja njoftoi sot përmes një konference për shtyp se që nga data 1 prill nuk do të aplikohet  më TVSH-ja për ilaçet. Po kështu qeveria sot ka miratuar listën e barnaave të rimbursueshme, ku sipas tij janë shtuar edhe 55 barna të reja. “Nga data 1 prill nuk do të ketë më TVSH për ilaçet. Heqja e TVSH 10 % për barnat do të thotë edhe ulje e çmimit të tyre. Përmirësojmë ndjeshëm trajtimin e disa sëmundjeve si diabeti , anemitë, sëmundjet kardiake, të përfshira në listën e rimbursimit sëmundjet e neurologjisë, tumorale, ndërkohë që ajo çfarë është me interers për publikun është përfshirja për herë të parë e disa grupeve të rëndësishme të barnave për të mbështetur kujdesin e pacientëve. Nga trajtimi me këto barna do përfitojnë 600 të sëmurë të përvitshëm. Trajtimi i hepatitit B dhe C përfshin në listë barna që nuk lejojnë kloricizimin e sëmundjeve;  janë përfshirë barna për parandalimin e trompozave, që përdoren kryesisht pas ndërhyrjeve kirugjikale dhe sidomos në gratë shtazëna sidmos në tre muajt e fundit të shtatzanisë, barna që përmirësojnë kujdesin në çrregullimet hormonale tek fëmijet në pubertet të hershëm. Ky vit përfshin për herë të parë edhe barna që përpiqen të trajtojnë të sëmurë edhe me plagë sociale siç janë ata të varur nga alkoli”, tha Beqaj. Ky është një vendim që pritet edhe të sjellë uljen e çmimit të ilaçeve, që është një nga problemet jot ë vogla për vendin tonë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.