Kryeministri: “Në një muaj u punësuan 1055 vetë”. Vëmendja te biznesi fason. Ekonomisti Civici: “Pozitive, por e ardhmja nuk mund të bazohet këtu”

Kryeministri Edi Rama është shfaqur shumë optimist sot lidhur me politikat dhe mundësitë për punësimin. Ai ka folur me këtë rast gjatë çeljes së Zyrës së Punës në qytetin e Kavajës, ku me këtë rast dhe thënë edhe se “Në vetëm një muaj tre zyra të sapoçelura kanë ndërmjetësuar dhe kanë mundësuar punësimin e 1055 personave, ndërkohë që gjithë rrjeti kombëtar i punësimit në Shqipëri vitin e kaluar, ka arritur të punësojë vetëm 600 vetë”. Rama ka shtuar se në Kavajë do të ndërtohet shumë shpejt një zonë industriale për biznesin fason, që sipas tij “do të punësojë me mijëra njerëz”. Lidhur me përpjekjen e qeverisë për të ndihmuar biznesin fason, që punëson shumë njerëz, ka folur sot edhe ekonomisti Ardian Civici, i cili në një lidhje me gazetarin Pandi Gjata ka dhënë ndër të tjera këtë mendim: “Politikat tona ekonomike duhet të synojnë që të hapin ato vende pune, ose ato sektorë që përdorin masivisht vendet e punës. Është pozitive që ne po bëjmë çdo lloj përpjekje për të mbështetur edhe industrinë e fasonëve, por duhet të kemi parasysh që nuk mundet që e ardhmja e ekonomisë shqiptare të jetë ekonomia me fasonë, pasi bëhet fjalë për vende pune me 100-120 mijë lek (të vjetra), ashtu si mund të jenë edhe “Call Center”( http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=274219).
s.z
Add new comment