“Takim botësh”, 100 vjet nga qeveria e Princ Vidit

Postuar në 15 Mars, 2014 02:39

Në ambientet e Kryeministrisë është hapur një ekspozitë me titull “Takim botësh”. Në ekspozitë janë shfaqur foto dhe dokumente, në kujtim të 14 marsit të vitit 1914, ku u formua kabineti i parë shqiptar, i njohur edhe prej ndërkombëtarëve.

Artan Lame, i cili është kujdesur për përgatitjen e kësaj ekspozite, tha se ajo është mbushur me fotografi dhe objekte autentike historike të periudhës së Princ Vidit.

100 vjet më parë Princi gjerman Vilhem Vidi, ftoi politikanë dhe intelektualë shqiptarë në formimin e qeverisë shqiptare, që ishte e para qeveri e këtij vendi njohur ndërkombëtarisht.

 

Pjesë nga fjala e kryeministrit, Edi Rama në ceremoninë e hapjes:

 

Dramatike ndoshta si 6 muajt e një Princi për të cilin Noli do të thoshte se nuk mund të kritikohet se s’bëri dot mrekullira.

Mrekullira në një vend për të cilin Kadare do të vinte në gojën e shqiptarëve të kohës fjalët: “Rrëmujë e shkuar rrëmujës, o Perëndi. Pa lindur mirë shteti shqiptar qe bërë lëmsh. Dhe as që dihej a kishte a s’kishte shtet. Kishin humbur vulat e qeverisë, kufijtë, njëri e tërhiqte litarin këndej e tjetri andej, e vinte i treti e i hiqte shenjat natën.”

Shteti shqiptar kishte lindur, në fakt, më 28 Nëntor, kishte pasur dhe Qeverinë e tij të parë, e më pas disa qeveri, derisa më 7 mars 1914 në 3 të pasdites, Princ Vidi mbërriti në Durrës, qytetin që e pat zgjedhur momentalisht, mund të thuhet, kryeqyteti i Shqipërisë.

Ndërsa, për kryeqytet ishin propozuar dhe disa qytete të tjera, ndër to, më të spikaturit Shkodra dhe Korça.

Festimet për ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri do të zgjasnin një javë, derisa në 14 mars, sot 100 vjet ai të formonte Qeverinë që ishte e para qeveri e këtij vendi njohur ndërkombëtarisht më shumë se një vit pas që Konferenca e Ambasadorëve në Londër, kish njohur shtetin që dhe pse të brishtë e kishte dëgjuar në  zërin e vet këmbëngulës nga një ballkon në Vlorës.

 

S.S

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Po sotë a kemi ndonjë ndryshim nga atëhere</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.