Lugina e Preshevës ende në pritje të 100 mijë eurove

Gjatë konferencës së dy ministrave të Jashtëm, atij të Shqipërisë dhe Kosovës ata u pyetën për 100 mijë eurot që i akorduan Luginës së Preshevës gjatë takimit të përbashkët të dy qeverive në Prizren.
Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj u shprehën se shumë shpejtë do t’i marrin vendimet për ndarjen e kësaj shume për Luginën e Preshevës. Bushati ka përshëndetur vendimin e autoriteteve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.
Dy ministrat kanë diskutua mbi jetësimin e marrëveshjeve që dalin nga nënshkrimi i dokumentit për partneritet strategjik i nënshkruar në Prizren mes dy qeverive.
Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet në qershor në qytetin e Vlorës.
S.S
Comments
Shqiptart qe presin leke nga
<p>Shqiptart qe presin leke nga "shqiptart". Ha,ha,ha.</p>
Add new comment