Orteku i shqiptarëve të rekrutuar në konfliktin sirian. Një prind nga Pogradeci kërkon të birin

Postuar në 17 Mars, 2014 05:33

Në fillim vinin lajme të shkëputura, pas humbjes së jetës së ndonjë të riu nga trevat shqiptare në konfliktin sirian. Vdeka e një djaloshi nga Leshnica e Pogradecit, “zbuloi” pas prononcimeve të bashkëfshatarëve, edhe të rinj të tjerë që ishin përfshirë në “luftën e shenjtë”. Por pas operacionit policor ndaj dy imamëve dhe disa besimtarëve të akuzuar se rekrutonin luftëtarë, të tjerë të rinj shqiptarë rezultojnë të larguar drejt Sirisë, dhe vetëm tani prindërit dhe të afërmit “kërkojnë ndihmën e shtetit”. Shpalosja dora-dorës e kësaj drame, ka nxjerrë në dritë faktin se edhe nga Gurrasi (po në Pogradec) kanë shkuar katër djem në Siri. Është prindi Shkëlqim Hysenllari, personazhi që ka folur për GSH dhe Panoramën, duke kërkuar ndihmën e  organeve shtetërore për gjetjen e të birit Nertilit, i cili “na tha se do të shkojë në Turqi, por kam frikë se ndodhet në Siri dhe nuk na tregon”. Dhe kjo histori, që prej më shumë se një viti. Sa shqiptarë janë rekrutuar realisht në luftën siriane?

 

Lexoni edhe në:  http://www.balkanweb.com/kryesore/1/shkelqim-hysenllari-kam-frike-se-im-bir-lufton-ne-siri-sna-jep-detaje-177780.html

 

a.k 

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Ahmed Kalaja si bashkpunetor i SHIK-ut thoshte se ne Siri po luftojne melaqete. Edhe ky i shkrete degjoi hutbet e Ahmedit dhe shkoi e vat ne Siri.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.