Projekti i ri për patentat, riklasifikohet kushti mbi moshën e drejtuesit

Postuar në 18 Mars, 2014 03:00

Në draftin paraprak të projektligjit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të hartuar nga organet e Transportit, pitet të ndryshojë sistemi i klasifikimit të lejeve të drejtimit në përputhje me direktivën përkatëse europiane, njofton shqiptarja.com.  Risia në këtë draft është fakti se, për t’u aftësuar për leje drejtimi të kategorive të ndryshme, kushti kryesor është mosha. Pra, nëse qytetari ka një moshë të caktuar, vetëm atëherë mund të futet në provat teorike dhe praktike, për kategorinë e mjetit të lejuar për moshën. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur kemi parë 20 vjeçarë që ngasin betoniera.
Kështu, grupmoshat për të marrë lejedrejtimi për mjete motorike të ndryshme, variojnë nga 16 deri në 24 vjeç. Për rrjedhojë, për të drejtuar mjete me tonazhe të rënda, përveçse duhet të jesh aftësuar më parë me lejedrejtimi për mjete të një kategorie më të ulët, si edhe të kesh përvojë në drejtimin e këtyre mjeteve, në draftin e projektligjit kushti tjetër është mosha.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.