'Epidemia' e heroinës në Amerikë

Abuzimi me heroinën në SHBA po njeh një rritje të madhe në krijimin e njerëzve të varur dhe vdekjeve që vijnë si rezultati i përdorimit të saj.
Çikago është një qytet ku kjo drogë mund të gjendet me çmim të lirë, ku furnizim më i madh vjen nga kartelë meksikane.
Rreth gjysmë milionë amerikanë thuhet se janë të varur nga heroina. Shumica e kësaj droge vjen nga Meksika, ku prodhimi i heroinës është rritur me 600% në 10 vitet e fundit.
Muajin e kaluar në Meksikë u arrestua Joaquin “El Chapo” Guzman”, i dyshuar si drejtues i kartelit Sinaloa. Në Çikago ai ishte future në krye të listës së të kërkuarve.
Grupi i tij furnizonte 70% të drogave ilegale në Çikago.
Vdekja e aktorit Philip Seymour Hoffman nga një mbidozë aksidentale e drogave të përziera, përfshirë dhe heroinë, tërhoqi vëmendjen e policisë dhe vuri në pah se përdorimi i heroinës po kalon të gjithë kufijtë.
Kërkimet tregojnë se afërsisht 34 mijë të rinj të moshës 12-17 vjeç kanë provuar heroinën për herë të parë.
http://www.bbc.com/news/magazine-26672422
S.S
Add new comment