Skema e re për legalizimet: 20 % zbritje çmimi nëse paguan njëherësh, këste te reduktuara për ata që s’kanë mundësi

Javën e ardhshme qeveria pritet të organizojë një tryezë për çështjen e legalizimeve në vend, në të cilën do të prezantohet edhe projektligji i ri për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike. Gazeta “Panorama” i ka paraprirë prezantimit zyrtar duke zbardhur disa nga risitë që përmban drafti. “Zbritje deri në 20% të vlerës së faturuar për parcelën ndërtimore nëse ajo kryhet menjëherë, ristrukturim të mënyrave për shlyerjen e tarifës, ndryshim në përllogaritjen e detyrimit financiar, si edhe më shumë objekte të përfshira në proces legalizimi” janë pjesët e ndryshuara të kësaj pakete ligjore.
Familjet të cilat do të kryejnë të plotë dhe menjëherë detyrimin financiar për parcelën ndërtimore që kanë në posedim do të përfitojnë deri në 20% ulje të vlerës së përcaktuar. “Nëse një familje e cila ka ndërtuar në tokë shtetërore apo pronë e pronarëve të shpronësuar do të duhet të paguajë 50 mijë lekë të reja si kosto për truallin ku ka ndërtuar, me ndryshimet e propozuara, vlera do të shkojë në 40 mijë lekë” citohet të kenë thënë burimet e gazetës në Agjencinë e Legalizimeve. Lehtësira do të krijohen edhe në mënyrën e pagesës, ku krahas alternativës për shlyerje të tarifës së plotë, do të jetë dhe shlyerja me këste të reduktuara.
k.k
Add new comment