Shefi i Misionit të FMN-së në Shqipëri: “Taksat mund të ndryshojnë në varësi të ecurisë së ekonomisë”

Postuar në 26 Mars, 2014 17:38

Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Llahi ka dhënë një intervistë për “VizionPlus” ku jep disa qëndrime për situatën ekonomiko-financiare të vendit. Llahi ka sqaruar pikat kryesore të marrëveshjes me qeverinë shqiptare që është bërë objekt debati së fundmi. “Për sa i përket faktit se çfarë është marrëveshja, mund të them se çfarë u arrit në 2014 është pjesë e saj. Në aspektin e financave publike, ne kemi kërkuar që të zgjidhen ato çështje që krijojnë borxhe të prapambetura, kërkojmë masa që të parandalohet krijimi i borxheve të reja, si dhe likuidimi total i tyre. Ka edhe një objektiv tjetër, që është përmirësimi i mbledhjes së taksave dhe ne po asistojmë Qeverinë për këtë qellim. Seç do të bëjmë më vonë, do t’a vlerësojmë hap pas hapi. Kemi inkurajuar qeverinë që të bëjë reforma siç është ajo në sistemin e pensioneve, në të cilën qeveria po punon me Bankën Botërore”, është shprehur ai. Po kështu ai ka theksuar se ndërhyrjet në nivelin e taksave do të varen nga performimi i ekonomisë. “Nëse ekonomia performon më dobët nga sa ne presim, do të ketë nevojë për ndërhyrje në taksa, por nëse ekonomia ecën mirë, qeveria nuk ka pse të bëjë shumë ndryshime”, ka shtuar Llahi.

http://vizionplus.al/intervista-e-plote-e-shefit-te-misionit-te-fmn-se-p...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.