MM: Prokuroria e Përgjithshme të hetojë mbi akuzat e rënda të Imamit

Ministria e Mbrojtes ka reaguar ndaj akuzave të ish-drejtuesit të këtij dikasteri, Arben Imami. Deputeti i PD-së gjatë seancës parlamentare të ditës së djeshme tha se, “infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret rregullisht për infrastrukturën e transportit të lëndëve narkotike”.
Këshilltarja për Medien e Mimi Kodhelit është shprehur sot se, ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një letër drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla në të cilën kërkon të nisë menjëherë hetimet mbi akuzat e Imamit.
“Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, bazuar te Kushtetuta dhe ligjet e vendit, znj. Kodheli i kërkon prokurorit të Përgjithshëm nisjen e hetimeve për këto akuza të rënda në drejtin të Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes garanton se në çdo moment do të bashkëpunojë me organet e Prokurorisë për të vënë në dispozicion të saj të gjithë materialet e kërkuara dhe, gjithë ndihmën e nevojshme që ky institucion do të kërkojë lidhur me zbardhjen e plotë të këtyre akuzave”, tha këshilltarja e Kodhelit.
S.S
Comments
Eeeeeeeeee, sikur te beheshin
<p>Eeeeeeeeee, sikur te beheshin hetime serioze,...nuk do te degjonim perdite brockulla, por vendime gjyqesore, qe do t'u gjenin vendin ketyre thashethemxhinjve dhe deshitareve te rreme.</p>
Add new comment