Meta: Reforma territoriale-administartive do të mbyllet domosdoshmërisht në korrik

Postuar në 11 Prill, 2014 16:41

I ftuar në DEBAT+ të Eduard Zaloshnjës në Vizion Plus, Kryetari i Kuvendit dhe i LSI-së deklaroi se reforma territoriale-administrative do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar, i cili mbyllet në mes të korrikut. Kjo, për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale me ndarjen e re të njësive vendore.

Këtë deklaratë Meta e bëri në përgjigje të pyetjes rreth kërkesës së Gramoz Ruçit për të proceduar me reformën edhe pa konsensusin e opozitës.

Në lidhje me gjuhën joetike të përdorur në parlament, kryeparlamentari Meta tha se do të tregohet më strikt në zbatimin e kodit etik të Kuvendit. Ai gjithashtu i sugjeroi publikisht Berishës që të tregohet më i përmbajtur si në ndëryrjet e shpeshta të tij në seancat plenare, ashtu edhe në gjuhën e përdorur.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.