Zyrtarët rishtarë deklaruan se kanë 60 mln euro në shtëpi. Nuk i kanë në fakt, por shpresojnë t’i bëjnë!

Një “marifet” interesant doli në pah sa i përket deklarimit të pasurisë nga zyrtarët, kur ditën e sotme mazhoranca miratoi e vetme disa ndryshime në Ligjin për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, që sipas saj, synojnë rritjen e luftës kundër korrupsionit. Opozita e djathtë u tërhoq nga komisioni ekonomik, ndërsa LSI votoi kundër ndryshimeve, sidomos kundër ndryshimit që i ndalon funksionarët publikë, që bëhen për herë të parë subjekte të ligjit, të mbajnë para kesh në shtëpi mbi 1.5 milionë lekë të reja. Sqarimin e “marifetit” e bëri vetë deputeti Xhafaj, kryesues i komisionit:
"Zyrtarë të sapoemëruar deklarojnë 'cash' në vlera 200-300 mijë euro, për t'i bërë pastaj në një kohë të dytë, sikur kanë patur ose kanë 'cash' dhe për t'i plotësuar në proces. Për ta parandaluar këtë fenomen shumë negativ, atëherë vumë detyrimin që kur deklarojnë për herë të parë, duhet t'i depozitojnë në një bankë”, tha Xhafaj. Kuptimplotë edhe sqarimi i kryeinspektorit të ILDKP-së Shkëlqim Ganaj: “Nga një studim paraprak që kemi ne, mendohet që janë 50-60 milionë euro zyrtarësh, që deklarojnë për herë të parë gjendje 'cash'. Eshtë anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Nëse ju njihni dikë që mund të mbajë 400 milionë në shtëpi, në Shqipëri, për mua është anormale. Eshtë ndihmë e madhe për ne që ta ndërpresim njëherë e mirë këtë fenomen", u shpreh kryeinspektor Shkëlqim Gani.
a.k
Comments
Pluralizmi shqiptar, i

Pluralizmi shqiptar, i dekretuar nga monizmi, nisi keq dhe sic duket, po behet keq e me keq...

Berisha e Pashko me Çekun e Bardhe, ben gjithcka qe shqiptaret pothuaj ta harronin shokun Enver!

Rama e keta para-milionieret e shoqerise cirivile, duket se jane te vendosur te bjene gjithcka qe kesaj here shqiptaret ta harrojne

Enverin dhe Berishen, qe do t'ju duken te mire...

Si s'kane turp te turperohen...

Jane keta pioneret e Edi

Jane keta pioneret e Edi Rames __Ky Xhafaj eshte njeri ndershem, dhe ben shume gabim qe nuk bashkohen te gjithe bashke me Blushin ,dhe gjithe ata qe jane menjanuar dhe ti nxjerin jashte nga PS-ja keta pioeret hajdute qe ka mbledhur EDI RAMA

Edhe te ngrhen ta heqin nga Kryetarlleku EDI RAMEN se eshte bere EDI si Kryetari Mao---

Add new comment