Deputetja Vokshi denoncon qeverinë për futjen e ilaçeve të paregjistruara. Reagon dhe Petrit Vasili: Ky është mega-skandal

Postuar në 22 Prill, 2014 09:56

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi,  Kryetare e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, akuzoi sot se klientë të qeverisë po fusin në treg ilaçe të paregjistruara. Shqetësimi u ngrit edhe nga grupet e interesit të cilët thanë se po blihen medikamente me çmime më të larta se vendet e tjera. Edhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ish ministër i Shëndetësisë, deklaroi se sistemi farmaceutik ka qenë i sigurt. “Denoncojmë ndërhyrjen flagrante të ministrit të Shëndetësisë ne tenderin e barnave. Do të denonocjmë këtë mega-aferë që i hap rrugën klientëve të PS që financuan fushatën. I bëj thirrje të tërhiqet nga ky mega-skandal”, tha Vasili. Ky është një tjetër reagim i Vasilit ndaj mazhorancës, veç kundërshtimit të tij dhe votës kundër të LSI-së sa i përket ndryshimeve në ligjin për deklarimin e pasurive.

Por ministri i Shëndetësisë Ilir  Beqaj, që mungoi në komision, tha nga selia e ministrisë se shëndeti nuk është biznes: “Importi dhe regjistrimi i barnave ka qenë deri para pak kohësh një proces tërësisht i kompromentuar dhe i mbyllur, me një mungesë të theksuar  transparence, duke lënë, kështu, shteg për praktika abuzive dhe klienteliste në treg. Interesi i Ministrisë së Shëndetësisë për barnat për përdorim spitalor, ka qenë që, pa cënuar aspak cilësinë dhe efektin që këto barna duhet të kenë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët, si dhe me të njëjtën sasi parash të mund të blejë më shumë barna, për t’ja lënë njëherë e përgjithmonë të  kaluarës, dukurinë e mungesës kronike të barnave në shërbimet tona spitalore”.

Grosistët dhe shoqatat e farmacistëve ngritën shqetësimin se në vend kanë mbërritur barna të cilat janë të pasigurta dhe nuk kanë indikacionet përkatëse, e madje kanë ardhur më një çmim më të lartë se në vendet e tjera.  

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.