“Meshimi” nacionalist i Patriarkut Irinej: “Duam të hyjmë në BE, por jo pa Kosovën tonë”

Postuar në 23 Prill, 2014 11:54

“Çfarë mund të jetë njeriu pa shpirt e pa zemër, kështu mund të jetë edhe Serbia pa Kosovën”. Ky vajtim vjen nga kreu i Kishës Ortodokse serbe, patriarku Irinej, i cili ka përsëritur edhe njëherë refrenin e përjetshëm të trinitetit të shenjtë serb, një nga elementët e të cilit shpallet me të madhe se është Kosova. Fjalën ai e ka mbajtur në një tubim me rastin e nisjes së luftës kundër Perandorisë Osmane. Për të shtuar më tej si bariu i popullit të viktimizuar serb se: “Ne nuk mund të heqim dorë nga Kosova jonë dhe Qeveria e Serbisë që do të formohet këto ditë, duhet ta ketë në mendje sepse ne duam të hyjmë në BE, por me Kosovën tonë”.  Irinej nuk ka dhënë publikisht ndonjë mënyrë sesi mund të mbahet Kosova, gjë që është edhe pak e pamundur praktikisht për sa kohë që Kosovën e ka dikush tjetër.

s.z 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.