Termi “sllav”, tashmë ofendues për maqedonasit. Ministria e Jashtme reagon zyrtarisht ndaj përdorimit të tij nga ambasadori i ri amerikan

Një debat i pazakontë ka lindur së fundmi në Maqedoni. Dhe ky madje në linjë zyrtare. Bëhet fjalë për një kërkesë të plaës maqedonase, sipas së cilës përdorimi i apelativit “sllav” për shumicën e popullsisë në Maqedoni, “lëndon ndjenjat e popullit maqedonas dhe në të njëjtën kohë përdorimi i papërshtatshëm i këtij apelativi mund të ketë ndikime negative si në planin e brendshëm politik, ashtu edhe në atë të jashtëm”. Ky qëndrim i është përcjellë zv.ambasadorit amerikan në Shkup, lidhur me deklaratën që ambasadori i ri amerikan në Maqedoni, Jess Lippincott Baily, ka bërë më 17 shtator në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan(http://www.mfa.gov.mk/?q=node/3708&language=en-gb). Çështja ka vijuar edhe më tej sot, teksa gazeta maqedonase “Dnevnik” merr në pyetje deputetin shqiptar të BDI-së, Artna Grubi, duke i kujtuar këtij se përdorimi i termit “sllav” është po aq ofendues sa edhe termi “shiptar”. Madje, duke ecur më tej, gazeta i është përgjigjur edhe një sqarimi të Grubit, sipas të cilit “shiptar” është ofendim i qëllimshëm dhe ndryshon nga përdorimi i termit "sllav". Sipas “Dnevnik” kjo nuk është zgjidhje pasi “si shqiptar që është, Grubi, nuk ka të drejtë të vlerësojë se ç’është ofenduese për maqedonasit. Grubi u përfshi në këtë çështje pasi deklaroi se reagimi i Ministrisë së Jashtme ishte joproporcional(http://www.zhurnal.mk/content/?id=1492410405232).
LIndja e këtij problemi, ndërkohë që Maqedonia po forcon lidhjet me Serbinë, deri në përfaqësim të përbashkët diplomatik, ngjan disi artificial. Edhe pse ka kohë që ka rënë në sy përpjekja e Gruevskit për të zyrtarizuar një identitet të ri.
s.z
Add new comment