Video

Video/Etna ndizet sërish

Postuar në 20 Janar, 2021 10:56

Vullkani Etna në Itali është riaktivizuar sërish duke ofrua ndër të tjera dhe pamje të pazakonshme gjatë natës. Hiri vullkanik është gjetu deri në 20 km larg dhe shpërthimi mund të shihet edhe nga qyteti i Taorminës, 50 km larg.

Samir Mane si Mehmet Shehu. Në një version të videos së Dubait është retushuar figura e biznesmenit

Postuar në 10 Janar, 2021 23:06

Për darkën e Dubait po qarkullojnë dy video. Njëra është kjo:

E dyta, kryesisht në krahun opozitar, është kjo:

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/3776734109014650

Dallimi: Në videon e dytë mungon pamja e Samir Manes, biznesmenit që mesa duket për arsye që nuk kuptohen mirë ka pësuar fatin e Mehmet Shehut pas vdekjes: e kanë retushuar nga materiali.

Video/Starship i Musk, shpërthen gjatë uljes

Postuar në 10 Dhjetor, 2020 14:28

Ëndrra e Elon Musk për të dërguar njerëz në Mars ka marrë goditje një ditë më parë pasi anija e tij, Starship, prototip i programit SpaceX, ka shpërthyer. Anija ka bërë ngritjen nga një objekt në Boca Chica në Teksas për të testuar aftësitë e veta por ka shpërthyer vetëm 6 minuta e 30 sekonda më pas teksa po bënte uljen.

Musk ka postuar menjëherë një status në tuiter ku ka shkruar: Mars, po vijmë!

Duke treguar se programi hapësinor i tij dhe ambiciet për hapësirën nuk kanë ndryshuar megjithë aksidentin në fjalë.

Video/Pa maska

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 14:16

Aparat kritik: Në SHBA mediat e niveli botëror numëruan të gjitha historitë personale të Trump.

Video/Pa maska

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 14:08

Aparat kritik: Në SHBA mediat e niveli botëror numëruan të gjitha historitë personale të Trump.

Video/Ç'kuptim ka kjo arrogancë?

Postuar në 27 Nëntor, 2020 13:03

Një polic i Policisë Bashkiake shihet sesi shkel një çantë me perime dhe jeshilllëqe të një shitësi ambulant. Dakord. Policia Bashkiake ka detyrimin të mos lejojë shitësit rrugëve në qytetin modern dhe model të Tiranës. Dhe në një vështrim strikt ligjor mund të ketë të drejtë. Po cili është kuptimi I kësaj arrogance? I kësaj harbutërie prej xhahili?

Vieo/Zbulohet objekt metalik i "tipit Kubrick" në Utah

Postuar në 24 Nëntor, 2020 15:12

Po bën lajm në thuajse të gjitha mediat gjetja e një trupi metalik në shkretëtirën e Utah në SHBA që ngjan thuajse identikisht me monolitin metalik të përdorur në filmin e Stanley Kubrick, “2001: Odisea në hapësirë”. Objekti i pazakontë u konstatua nga përfaqësues të policisë së ruajtjes së rezervateve të jetës së egër gjatë një fluturimi me helikopter. Ende nuk dihet se çfarë përfaqëson apo se çfarëe materiali është, por lajmi tashmë ka ngacmuar kureshtjen e njerëzve.

 

Video/Ku është fëmija im?

Postuar në 13 Nëntor, 2020 21:41

Open Arms ka sjellë pamje video nga shpëtimi në Mesdhe i një gomoneje me refugjatë nga Afrika në datën 11 nëntor. Nga 100 udhëtarët 6 kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe fëmija 6 muajsh i gruas që shihet të qajë në video. Edhe dje mediat raportojnë se nga Libia u nis një tjetër mjet u mbyt në afërsi të Libisë me 74 persona në bord, duke ekspozuar kështu se në kufijtë e Europës vijon të konsumohet po ajo tragjedi që kemi dekada që e shohim dhe që në disa kohë kemi qenë edhe vetë protagonistë.

Video: Ka dhënë urdhër Shefi të mos hanë bukë njerëzit

Postuar në 12 Nëntor, 2020 17:22

Policia Bashkiake është në aksion dhe pse aksionet ngjajnë disi selektive. Videoja flet më shumë se çdo koment: 

Video/Shpërthimi i dy bombave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Poloni

Postuar në 14 Tetor, 2020 11:09

Bombat u shpërthyen në kanalin Piast, pranë qytetit Swinoujscie dhe u evakuuan 750 njerëz. Bombat ishin të tipit "Tallboy", prodhim britanik, me peshë 5,400 kg, me mbushje 2,400 kg eksploziv.

Pages

Subscribe to RSS - Video