Të Kripura

Fotolajm/Parisi u ka lezet dy intelektualëve të PD-së, Xhelal Mziut dhe Eduard Halimit

Postuar në 27 Nëntor, 2016 11:35

Mediat përcjellin foto të një darke mes ish-ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi dhe kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Të dy ndodhen në kafen e madhe të Operas. Spekullohet se këto janë zona të shtrenjta, por me sa duket opozitarizmi të shtyn drejt kursimeve.

Bashkia e Tiranës e turnit të tretë shpall qytetar nderi Gunther Krichbaum

Postuar në 25 Nëntor, 2016 19:29

I ka gati argumentet sot për mediat dhe politikën greke...

Postuar në 22 Nëntor, 2016 17:19

Stacioni i së djelës

Postuar në 20 Nëntor, 2016 14:22

Erjon Braçe ka debatuar ashpër në Facebook. Për të majtën si gjithnjë.

Spartak Ngjela ka një status në Facebook për aleancat me saksonët dhe maskarallëqet e Saliut me grekët.

Saliu vetë e ka prizën 24/7 te qytetari dixhital që çfarë nuk denoncon.

Parantezë: Gjithë këto tekste të lodhin

Foto e ditës nga Kryeministri, albume, video, dhe retro...kulturë

***

Kthim në identitet: Kryeministri ka komunikimin e javës në Facebook.

Nesër që është e hënë fillon puna...

Na ndiqni në Facebook...

Repertori i kryeministrit – Kinostudio “Shqipëria e Re”

Postuar në 18 Nëntor, 2016 10:42

Së fundmi kryeministri ka nisur një praktikë të re komunikimi për rregullimin e imazhit të vet: diskutimin në rrjete sociale me komentues spontanë.

Natyisht komentet krijohen nga postimet e kryeministrit, i cili mandej përzgjedh se kujt do t’i përgjigjet dhe për çfarë do të përgjigjet.

George Soros kërkon strehim politik në Shqipëri

Postuar në 18 Nëntor, 2016 00:36

Sfida antikorrupsion: Qytetari dixhital, Erjon Braçe apo sinjalizuesit?

Postuar në 15 Nëntor, 2016 18:47

Zyra e BE-së në Tiranë ia ka bërë të qartë qeverisë Rama se ajo po monitoron me rreptësi të madhe denoncimin e korrupsiuonit në radhët e saj. Tani që ligji për sinjalizuesit në administratën publike është miratuar, Romana Vlahutin ka theksuar se qeveria është e detyruar të arrijë normën denoncuese të Qytetarit Dixhital, i cili ka kontribute në krijimin e një perceptimi të saktë mbi batërdinë që bëhet në këtë vend me pasurinë publike.

Amerika ka rënë brenda me Saliun

Postuar në 14 Nëntor, 2016 23:34

A ka ndonjë shqiptar që nuk do të dijë se cilat janë objektivat e SHBA-së në Ballkan dhe në Shqipëri? Me siguri që jo, nuk ka. Por ja që e vërteta qëndron para syve dhe njeriu humbet fillin duke kërkuar gjetkë.

Zbardhen profecitë e Shën Kozmait për përplasjen mes Edi Ramës dhe Donald Trump

Postuar në 10 Nëntor, 2016 19:08

““Një marrëveshje do të thyhet dhe fytyra e mbuluar me mjaltë e qumësht do të shtrihet në tokë”.

Për disa kjo ka të bëjë me Izraelin, që në Bibël cilësohej si “vendi i qumështit dhe mjaltit” (Bibla, Numrat, 13, 27-29). Kjo do të thotë se fitorja e Trump mund të sjellë edhe fundin e Izraelit si shtet.

Mirë në Shqipëri zgjedhjet i fikso Amerika, po në Amerikë kush i fikso? Ça bëhet kshu mer jahu?!

Postuar në 09 Nëntor, 2016 08:24

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura