Të Kripura
Zelli prej militanti i një profesor doktori
Doni një model të zyrtarit që në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pjesë e shtetit? Ky është Fatos Klosi. Ka kaluar 15 vjet qëkurse politika e kohës e dëboi nga detyra e Shefit të Shërbimit Informativ dhe sërish në këtë tagër, me këto kredenciale, Fatos Klosi jep intervista me autoritetin e rremë të atij që di patjetër diçka për gjithçka.
Si u flet kryeministri disa deputetëve
- Tom Doshit: Vetëm për vetëm
- Arben Ndokës: Nga PS e Lezhës nuk ikën
- Armando Prengës: Në lajme e ndoqa. E di që u nxehe
- Eduard Ndocajt: Bëj sikur ikën nga PS
- Elvis Roshit: Vetëm me sms. Roshi e kërcënon: E di ti që e kam patur emrin edhe Edvin?
- Mimoza Hafizit: Qepe moj gojën. Ku e di ti çfarë është PS-ja
- Mirela Kumbaros: Ti je për festival. Qaj edhe njëherë. Ah, kur të dalësh tërhiqe derën
Lajm i fundit/Edi Rama shkarkon Endri Fugën. Arsyeja: Nuk pranon të shkruajë pa emër kundër LSI-së edhe për katër vjet
Ekskluzive: Në raportin konfidencial për Trump ka kontribuar edhe Donald Lu
Mësohet se Lu i ka referuar agjencive inteligjente të dhënat e qytetarit dixhital, sipas të cilit Donald Trump ka qenë brun dhe i leu flokët bjond me urdhër të Kremlinit. Lu shton se ka të dhëna se personi i zgjedhur president në ShBA është sozia e Donaldit të vërtetë. Ky fakt e nxjerr në dritë tjetër deklarimin e Edi Ramës se Trump është rrezik për qytetërimin perëndimor.
Vini, mediat e kazanit dhe mediat e dybekut
Kush ka një kuriozitet për të ditur se çfarë kuptimi ka termi “media të kazanit” që përdor dovleti i Tiranës në këto ditë, mund ta marrë vesh më në fund. Dritën mbi këtë enigmë të madhe ka hedhur Jonida Shehu, prezantuese në Top-Channel, e cila ka mundur të konfirmojë në emisionin e Adi Krastës, se të paktën Top-Channel, nuk është një media e tillë.
Mos dilni nga shtëpia se keni mua!
Tellalli i yjeve dhe i Gaforres
Edi Rama fiton zgjedhjet. Këtë e thotë me bindje një person që quhet Meri Shehu, e cila sipas televizionit kombëtar, Top-Channel, është astrologe. “Çfarë thonë yjet, cili do t’i fitojë zgjedhjet?” Ja pyetjet që shtron Top-Channel që e ekspozon këtë “lajm” në faqen kryesore të vet.
Pësojmë rënie, nga të dytët pas Gjermanisë në të parët e Ballkanit
Libia në titull? Që të duket i besueshëm lajmi.
O burazera, më mirë vazhdoni gënjeni!
Ankohen nga mediat dhe manipulimi dhe vetë janë kudo. Në mëngjes, në darkë, në drekë, pasdite, në fshat, në qytet, në përurime e në kriza. Ata gjejnë konsensusin, ata e prishin konsensusin, udhëheqin integrimin dhe progresin; janë në Facebook, tëitter dhe instagram. Like andej, share këtej, të parët në festa e në fatkeqësi. Janë më të mirët dhe më të këqinjtë. Xhepin plot me statistika. Mundet edhe të jemi takuar ndonjëherë, nuk na mbajnë mend, por mbase edhe kemi pirë ndonjë kafe. Tani kanë nisur ta quajnë njëri – tjetrin politikej.
Sa janë shtuar këta shqipot që flasin për miliarda! Ça mendimi keni?
Ju kujtohet Karpeni?!