Politikë

Jashtë politikës me ligj? Demokracia në dorë të Enkelejd Alibeajt

Postuar në 17 Gusht, 2022 17:42

Një burim nga Partia Socialiste i ka thënë Muhamed Veliut dy gjëra: së pari se jo e gjithë partia është me pushime. Dhe së dyti se partia ka ndërmend të nxjerrë nga politika me ligj, Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Qëllimi konsultimeve lidhet me amendimin e ligjit aktual të dekriminalizimit. I njëjti burim thotë për “Top Channel” se amendimi synon përfshirjen e një neni me qëllim despiunizimin e parlamentit.

Bankë ndoshta Po, por e Shqipërisë Jo

Postuar në 16 Gusht, 2022 11:51

Banka e Shqipërisë është aktualisht institucioni më hermetik në vend, ndaj të cilit herët apo vonë, ligjvënësi do të duhet të ndërhyjë për të krijuar mundësinë e një raporti të ri me interesin publik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, propozon Traktat Mbrojtjeje me Shqipërinë

Postuar në 15 Gusht, 2022 13:08

Mediat në Kosovë raportojnë se presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar homologut të vet të Shqipërisë, Bajram Begaj, që ndodhet për vizitë në Prishtinë, nënshkrimin e një traktati mbrojtjeje mes të dyja vendeve.

Është koha të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim

citohet ajo duke arsyetuar se një dokument i tillë duhet “që në mënyrë reciproke të reagohet në rast të cenimit të një prej këtyre dy vendeve”.

Spiunë, mavri dhe mavitë "liberale" progresiste

Postuar në 13 Gusht, 2022 17:04

Autoritetet amerikane të akuzës kanë zbardhur arsyet e mësymjes në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Florida. Sipas tyre në shtëpi janë gjetur dokumente top-secret ndërkohë që aludimi është se Trump dyshohet për spiunazh. Vetë ish-presidenti ka deklaruar se dokumentet ishin të deklasifikuara ndërkohë që partia Republikane e ka cilësuar mësymjen si politike. Ka arsye të shëndosha dhe të shëndetshme për këtë: e vërtetë që në Shtëpinë e Bardhë është Biden, alternativa demokratike ndaj Trump, por z.

Çfarë halli ka çzdromsi?

Postuar në 12 Gusht, 2022 22:37

Erion Veliaj ka dhënë sot në Top-Channel një intervistë pa kuptim. Në parim një prononcim kërkohet për një çështje brenda kuadrit të detyrës dhe profilit publik, ose në një rrethanë të caktuar. Intervista e Veliajt sot, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka qenë asgjë më shumë se një replikë ndaj sulmeve të Ilir Metës, të cilat siç e dimë në politikë shfrytëzohen edhe për të faktorizuar kundërshtarin. 

Teza(mjerane) e gushtit: Opozita Berisha-Meta kanë përballë SHBA, jo Ramën

Postuar në 07 Gusht, 2022 12:34

Një faqe online, tesheshi.com, ka publikuar një shkrim sipas të cilit mesazhi kryesor është: Berisha ka kundër SHBA, jo Ramën. Shkrimi është qarkulluar nga faqja pranë qeverisë shqiptare, Tema, dhe tenton të ngulisë një ide që e eksporton luftën politike të Tiranës si pjesë të axhendës amerikane. Nga merr shkas ky interpretim?

Nëse do të kisha dosje bashkëpunimi, Autoriteti duhet të më padiste penalisht

Postuar në 06 Gusht, 2022 00:41

Ish-presidenti i Shqipërisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar dje në një intervistë për MCN Tv se nuk ekziston asnjë dosje përpunimi apo informimi e tij për llogari të Sigurimit të Shtetit. Teksa ka lënë të kuptohet se ai do të ndjekë praktikën ligjore ndaj drejtuesve të Autoritetit të Dosjeve që ka nxjerrë këtë pretendim, Meta shtoi se një arsye që provon inekzistencën e dosjes është fakti se Autoriteti nuk e ka paditur atë penalisht siç e kërkon ligji. 

Video/Sa fytyra ka politika personale e z. Rama?

Postuar në 01 Gusht, 2022 13:41

Europa më 2018 kishte dy fytyra:

Europa më 2019-ën kishte dy standarde:

Eksitimi me tribunën! A ka mbetur gjë ende?

Postuar në 31 Korrik, 2022 19:19

Ka të mirën e vet ta shohim z. Rama në vitin 2000 kur i vetëmanipuluar me idenë e misionarit akuzon sa të mundet për abuizivizëm, prapambetje e modernizëm.

Fatura e hyrjes në politikë, dakord, por a ka mbetur vallë diçka nga ky diatribë pasionante, apo më saktë nga ky vetëeksitim me tribunën?

Shih e shkruaj e gallatë gatuaj… në këtë vend.

Kur do të flasin superekspertët?

Postuar në 28 Korrik, 2022 14:19

Kanë kaluar tashmë më shumë se 10 ditë nga i pagëzuari sulm i papreceentë kibernetik ndaj Shqipërisë. Qysh në datën 18 korrik, kryeministri Edi Rama, deklaronte se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë në bashkëpunim me “aleatët” kishin nisur kundërofensivën.

Në datën 20 korrik, kryeministri do të fliste për “një luftë ditë e natë” të “AKSHI-t dhe një skuadre të superspicializuar ekspertësh të huaj”.

Në datën 24 korrik, z. Rama do të rishfaqej sërish duke premtuar se:

Pages

Subscribe to RSS - Politikë