Politikë
Roli kompromentues i policisë shqiptare në operacionin e drogës dhe pse u vonua urdhërarresti për Balilin
Urdhërarresti ndërkombëtar për Klemend Balilin pritet të lëshohet brenda kësaj jave nga autoritetet greke siç zbulon portali, "The Toc. gr", referuar burimeve të policisë greke. Në shkrim thuhet se ka interes të shihet se si do të lëvizin autoritetet shqiptare pasi të lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Balilin. http://www.thetoc.gr/koinwnia/article/ti-apokaluptei-i-dikografia-gia-to....
LSI "kërcënon" Tahirin
Konteksti në të cilin po veprojnë politikisht dy partitë që qeverisin vendin i kanë pozicionuar ato në një duel të heshtur në mbrojtje të njerëzve të ekspozuar ndaj lidhjeve kriminale. Që prej nënshkrimit të marrëveshjes së 1 Prillit kufijtë e pushtetit të njërës apo tjetrës palë kanë qenë të përcaktuara dhe dy partitë kanë ushtruar pushtetin secila për llogari të saj. Gjatë kësaj kohe Ilir Meta duket se nuk ka punuar i qetë pasi aleati i tij Edi Rama jo pak herë ka ngjallur dyshime me qëndrimet dhe lëvizjet e tij.
"Jemi nën përgjim", thotë Berisha. Por nuk publikon listën e plotë për të cilën akuzon
Ish-Kryeministri Sali Berisha publikon sot një listë me emra personash publikë, apo drejtues partish politike e institucionesh, që sipas tij janë në përgjim në kundërsh
Dasma e vajzës së Erdogan/Rama, i vetmi kryeministër nga Europa. Asnjë zyrtar i lartë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i ftuar në dasmën e vajzës së Presidentit turk, Erdogan. Një festë familjare, pjesëmarrja në të cilën flet për miqësinë mes Edi Ramës dhe presidentit turk, miqësi që erdhi në rritje nga 21 janari 2011 e më pas. Më poshtë po sjellim lajmin ashtu siç e ka raportuar Agjencia Telegrafike Shqiptare, që është edhe lajmi zyrtar për aktivitetin:
“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka martuar vajzën më të vogël, Sumeyye, sot me industrialistin Seluck Bayrajtar.
Iliri sheh zhvillime pozitive në vjeshtë
Nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet për një vizitë dhe takime me kongresmenë, kreu i kuvendit Ilir Meta tha se procesi i vlerësimit po e pastron sistemin e drejtësisë nga njerëzit e korruptuar. “Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë. Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor.
Akuzohen se lejuan arratisjen e Balilit
Partia Demokratike ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se ka ndihmuar Klement Balilin që të arratiset nga Shqipëria. Përmes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeled Alibeaj, PD akuzoi Tahirin dhe Policinë e Shtetit se është e lidhur me trafikun e drogës.“Tahiri i krijoi kushtet për t’u arratisur Balilit, pak para se të çonte Policinë në banesën e tij për të prishur provat”, tha Alibeaj.
E keni në Kubë
Teksa rreth Klemend Balilit është ngritur një re e madhe misteri mbi vendodhjen e tij, ish-kryeministri Berisha shkruan se drejtori i shkarkuar i Transporteve, i cili akuzohet si një prej kokave të trafikut ndërkombëtar të drogës është larguar drejt Kubës. Berisha thotë se burime të mirënformuara njoftojnë se Balili eshte nisur per ne Hanoi nga do te kaloje direkt per ne Kube. Sipas tij Rama percolli me "nderime" shteterore dhe pa e regjistruar ne sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubes.
Morali i Shukriut dhe njollat e partisë
Partia Socialiste kërkon ta përjashtojë veten nga përgjegjësia për aferën seksualë të bashkiakut të Dibrës dhe këtë detyrë ua ka ngarkuar emisarëve të saj, që në gjuhën politike njihen si kordinarorë. Dhe kjo barrë e madhe për t’i hequr partisë njollën e Shukriut i ra ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili tha në Dibër një frazë të nxjerrë nga arkivat partiake të realizimit socialist. “Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje.
Aksidenti i Kavajës, M. e Transporteve, përpjekje për të hequr përgjegjësinë me “statistikat e aksidenteve”. Opozita shmang interpelancën me Haxhinaston
Në aksin Kavajë – Plepa para disa ditësh ndodhi një aksident rrugor me pasojë tragjike vdekjen e dy njerëzve, fëmijë. E ëma që kreu aksident po shkonte në Rrogozhinë, ku i shoqi mbahej në burg për një ndërtim pa leje. Aksidenti ndodhi në një vend ku mbrojtësja anësore ishte prishur, për të favorizuar një pikë karburanti e cila është në pronës të babait të shefit të Kabinetit të ministrit të Transporteve. Në lidhjet e mëposhtë kemi sqaruar për disa ditë se Policia Rrugore ka kërkuar zgjidhjen e situatës, duke deklaruar se SIGURIA NË KËTË AKS ËSHTË PROBLEMATIKE, mungon sinjalistika etj..
