Politikë
Kundër "shpëtimtarit" Ilir Meta
Heshtja e LSI-së për ngjarjet e fundit që lidhen me arrestimin e Emiljano Shullazit, të denoncuar fillimisht nga ish-kryeministri Berisha kanë shtuar hamendësimet se mes Berishës dhe Metës ka një politikë mirëkuptimi në distancë. Pikëpyetjet mbi lidershipin e Lulzim Bashës dhe pavarësinë e vendimeve të tij reflektohen edhe në shqetësimet e disa prej eksponentëve të PD-së që shohin një dritare të hapur komunikimi me LSI-në. Deputetja demokrate Majlinda Bregu e përjashton në çdo rast një bashkëpunim të PD-së me LSI-në duke e cilësuar atë si krejt të pamoralshëm.
Ambasada ruse: Kemi kërkuar nga Shqipëria të ushtrojë ndikim ndaj Kievit për hetimin e Tragjedisë së Odesës
Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndaë sot një njoftim për shtyp përmes të cilit sjell në kujtesë atë që e cilëson Tragjedia e Odesës. “Sot, më 2 maj, mbushen dy vite nga një prej ngjarjeve më tragjike të konfliktit ukrainas. Siç dihet, në këtë ditë në vitin 2014 neonazistët, përfshirë këtu edhe simpatizantët e grupit radikal “Sektori i Djathtë”, i vunë zjarrin Shtëpisë së Sindikatave në Odesë të Ukrainës, ku ishin bllokuar dhjetëra njerëz të paarmatosur.
Soji i Koneve dhe Kulove dhe dëshmia e një gruaje
Dy akademikët e kërcënuar, rektori Mynyri Koni dhe ish-rektori Dhori Kule, e ndihmuan shumë Emiljano Shullazin, kur për ta thënë me një fjalë popullore “hoqën bythën mënjanë” dhe bënë të paditurin gjatë dëshmive në Prokurori (lexo këtu).
Vrasja në Tiranë, skenarë nga mediat dhe nga Berisha. Policia ende në heshtje
Policia nuk ka dalë ende me një version të vetin për vrasjen e Elton Çiços, një natë më parë në një lokal në Bllok në Tiranë. Ndonëse raportohet se janë ndaluar disa të dyshuar dhe në media janë përcjellë disa pamje filmike nga momenti i ekzekutimit, bashkë me hollësi jo pa rëndësi , Policia apo Ministria e Brendshme nuk ka ende asnjë gjë për të thënë.
Duke patur parasysh atë çfarë raportojnë disa media mund të renditen disa pika:
Së pari se viktima ishte në hasmëri për shkak të një ngjarjeje të ndodhur një vit më parë në Tepelenë nga e kishte edhe origjinën.
Patriotët e politikës shmangin takimin me Janullatos
Politikës nuk i mungon solidariteti dhe protagonizmi kur bëhet fjalë për festa fetare, madje duke i njohur vetes atrubutin e ruajtjes dhe promovimit të tolerancës mes besimeve. Në funksion të këtij protagonizmi, kryeministri mori me vete në Paris katër klerikë për t'i treguar botës që është politika ajo që udhëheq kohezionin mes feve në Shqipëri.
Paradoksi, Vatikani Lumturon 38 shqiptarë, Tirana zyrtare nuk zgjedh dot ambasadorin
Pak ditë më parë u bë i njohur lajmi i Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri. Politika shqiptare, e të gjithë spektrit, e përshëndeti këtë akt të Papa Françeskut, që është një mik i vendit tonë, miqësi që e dëshmoi me vizitën e tij në Tiranë. Lumturimi vjen pas vizitës së Papës, por nuk mund të mos tërhiqet vëmendja te një fakt jo pa rëndësi: ndonëse të gjithë duartrokasin aktin e Papës, politika nuk ka gjetur dot gjuhën e përbashkët për caktimin e një ambasadori në Vatikan, siç e kërkon rregulli dhe normaliteti i marrëdhënieve.
Intervista/"Nëse vijohet me bandat, '98 do të duket lule"
Nga ngjarjet e 14 shtatorit 1998:
Një kullë që ka prishur qetësinë. U nis për dëgjesë publike, u bitis në monolog
Sot është zhvilluar një dëgjesë publike për “Arenën Kombëtare”, siç quhet ndryshe stadiumi që do të ndërtohet aty ku aktualisht është “Qemal Stafa”. U quajt dëgjesë publike, por në fakt nuk rezultoi e tillë, pasi disa njerëz të angazhuar publikisht nuk u lejuan të hyjnë. Fatos Lubonja e cilësoi ndalimin nga rojet si të turpshëm dhe shenjë se pas fjalës së bukur partneritet publik privat, fshihet shumëçka. Vetë kryeministri Edi Rama doli për të mbrojtur kullën e stadiumit, për të cilën ka shumë debat.
Kryelarti që shikon vetëm lart
Teksa rreth projektit për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar po ngrihen hije të mëdha dyshimi që lidhen me ndërtimin e kullës së biznesit dhe kontratën me kompaninë AlbStar, kryeministri lavdëron veten për çka ka bërë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sportit. “Sot është Dita e Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit, e cila na gjen kryelartë për gjithçka kemi bërë e po bëjmë, për të mbrojtur trashëgiminë dhe mbështetur sportin, duke investuar në këto dy drejtime ne 30 muaj, më shumë energji e fonde se sa në njëzet e kusur vite të marra së bashku!
Kallëzim penal Berishës për deklaratën e armëve
Partia Socialiste konkretizoi sot nismën për të paditur në Prokurori ish-kryeministrin Berisha lidhur me deklaratat e bëra nga ky i fundit në parlament për armatosjen me ligj tw popullsisë në kushtet e mungesës së rendit dhe sigurisë. Kallëzimi penal është dorëzuar në prokurori nga nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Akuzat e ngritura nga PS janë “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “armatosje kundër rendit kushtetues”.