Politikë
Debati në grupin e PD, pro dhe kundër reformës së ambasadorëve
Zbardhja e diskutimeve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka qartësuar disi edhe pozicionin që partia më e madhe e opozitës ka për reformën në drejtësi. Në PD ka një debat të brendshëm për cilësinë e draftit të ndërkombëtarëve që ndoshta reflekton edhe skepticizmin e ish-ministrave për qëllimin e vërtetë të reformës. Ndaj shumë prej tyre janë shprehur kundër draftit dhe pranisë së ambasadorëve Vllahutin e Donald Lu në mbledhjet e grupeve parlamentare.
Poshtërimi i klasës politike. Reagim vetëm nga një politikane femër
Sot mediat raportuan se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pati debate për shkak të pjesëmarrjes në të ambasadorit amerikan Donald Lu. Qarkulloi një informacion se Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe një politikane që nuk ndan të njëjtin qëndrim me Lulzim Bashën për mënyrën e sjelljes së opozitës, u përball me këtë të fundit.
Parimisht ranë dakord të nisin diskutimin nen për nen
Pas vërejtjeve që parashtroi një ditë më parë për draftin e reformës në drejtësi Partia Demokratike sot ra dakord për të filluar diskutimet nen për nen të këtij drafti. “Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim”-tha nw deklaratwn e tij Eduard Halimi.
Nuk është më deputet
Koço Kokëdhima nuk është më deputet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i heqë mandatin duke i dhënë të drejtë ankesës së opozoitës se deputeti kishte papajtueshmeri, pasi kishte përfituar fonde publike. Vendimi është marrë paraditen e së hënës. Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi të respektonte procedurën kushtetuese. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë.
Jemi në fazën e konvergjencës
Edhe qeveria shqiptare festoi sot Ditën e Europës me një aktivitet në sheshin Nënë Tereza dhe një fjalim të kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë e lidhi 9 Majin me reformën në drejtësi, miratimi i së cilës sipas tij do të çelë dyert e Europës për shqiptarët. Nisur nga debati për nenin 25 të draftit të ekspertëve të huaj për përjashtimin e ish-ministrave nga hetimi për korrupsion, Rama ripërsëriti se turbullira që u krijua erdhi si pasojë e një lapsusi të ndërkombëtareve dhe se të dyja palët janë në fazën e një ekuilibri linear që në gjuhën mekanike njihet si konvergjencë.
Socialistët nuk kanë burrëri. Reforma në drejtësi do përfundojë me pazaret “buzë më buzë e gojë më gojë”
Historiani Pëllumb Xhufi i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita” në të cilën komenton disa zhvillime të ditës. Ndërsa e cilëson Sali Berishën një njeri të serbëve në Tiranë, Xhufi, ish-deputet dhe ish-zv.ministër, shton për reformën në drejtësi: “Nëse shohim pikën nga nisi reforma në drejtësi, dhe pikën ku ka mbërritur, mund të konstatojmë rënien në pikiatë të saj dhe, ka të ngjarë që kjo reformë të përfundojë në xhepin e atyre që parashikohej të ishin objektivi dhe viktima e saj.
Basha propozon votim elektronik
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Sipas kreut tw opozitws, Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar.
Vetëdeklarimi i Roshit: Jam arrestuar në Gjermani, nuk më kujtohet pse
Zbulohet formulari për dekriminalizimin, i kryebashkiakut të Kavajës, Ervis Roshi. I cilësuar si një nga personat më të sulmuar nga opozita, dhe se ky i fundit mbrohet shumë nga kryeministri Edi Rama, Roshi në formularin e publikuar nga RD jep një argument të çuditshëm teksa pohon se është arrestuar në Gjermani. Kryebashkiaku shkruan se ai ka qenë i arrestuar dhe i proceduar më parë në Mynyh të Gjermanisë, ku ndaj tij ishte caktuar dhe masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, ndërsa në kuadratin ku jepen detaje ai ka shkruajtur “Nuk me kujtohet”.
Po quhen Rilindës ata që dëmtojnë interesat kombëtare
Deputeti Ben Blushi ka qenë sot në Lezhë ku ka promovuar librin e tij “Kandidati”. Nisur nga diskutimet që ka provokuar libri dhe asocimet me persona të caktuar, Blushi ka bërë disa sqarime që hedhin dritë, por edhe që vijnë si komente për situatën politike. “Dua të them se ky libër është për Shqipërinë e ditëve tona. Në 50 vjet u mësuam që mjafton të ishe komunist apo të ishe me regjimin ishe shumë i mirë pavarësisht çfarë kishe bërë, çfarë bëje, sa mediokër mund të ishe, pavarësisht çfarë vlerash morale mund të kishe, vlerësoheshe. U kthyem mbrapsht.
Dashamirësi Hoffman
Shqipërisë nuk i kanë munguar dashamirësit, sidomos ata me pagë ambasadori që në vendin tonë fitojnë rëndësi më shumë nga sa realisht duhet të kenë. Hoffman është ambasadori më i njohur gjerman që ka kaluar nga Shqipëria dhe kjo ndoshta edhe për meritë të tij dhe mediave. Ai nuk do jetë i pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI me ambasadorët Donald Lu e Romana Vllahutin, e megjithatë tregoi se është në dijeni të planeve të Europës për Shqipërinë. Rast i rallë për një ambasador të konfidojë një “sekret” të tillë, por Hoffman e bëri.