Politikë
Telefonata me Nuland, Berisha flet për mundësinë e një kompromisi për reformën në drejtësi
Ish- kryeministri Sali Berisha a zbardhur përmbajtjen e bisedës që pati sot me Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Berisha flet për mundësinë e një kompromsi, thjeshtimin e arkitekturës së institucioneve të drejtësisë dhe kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara, si garancia për të mos lejuar kapjen e drejtësisë. “Kjo bisede u perqendrua kryesisht ne reformen e drejtesise.
Çështja "Çame" e trajtuar fillimisht në bisedime direkte të nivelit të lartë në maj 1992
Kryeministri Rama u entuziazmua sot kur fliste në kongresin e PDIU-së për çështjen "Çame". Përveçse nuk ka patur mundësi që ta shtrojë atë si temë diskutimi me palën greke, për shkak se nuk ka zhvilluar asnjë takim me homologët e vet grekë, për Edi Ramën ka dyshime të mëdha nëse e njeh realisht sa dhe si duhet këtë çështje. Petrit Vasili i LSI-së deklaroi se ka qenë Ilir Meta, ai që ka hapur i pari diskutimin e kësaj çështjeje. Por historia është shumë banale për të qenë një akt patriotizmi.
Vrimën e Shukriut e mbylli shpejt, për Roshin flet me heshtje (Video)
Ndryshe nga sa veproi me Shukri Xhelilin, të cilit i firmosi shkarkimin pa kaluar 24 orë nga shfaqja e videos erotike, kryeministri Rama po bën enigmatikun në rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i denuar për dhunë dhe përdhunim në grup nga Gjykata e Campobaso në Itali. Rroshi ndërroi mendje brenda 3 ditësh pasi fillimisht deklaroi dorëheqjen nga detyra. I inkurajuar edhe nga mosshkarkimi i tij nga kryeministri Rama, Roshi deklaroi se do vazhdojë detyrën. I vetmi që nuk ka një përgjigje për piruetat e Rroshit është kryeministri. Madje edhe kur pyetet nuk prononcohet..
Trefishohen bimët e marihuanës për dy vjet – nga “mbretëria e Lazaratit”, në “mbretërinë e Shkodrës”
Në një raportim të gazetës italiane Corriere della Sera, bazuar në raportin zyrtar të Guardia di Finanza të vitit 2015 për Shqiërinë, shkruhet se bimët e marihuanës u trefishuan në vendin tonë për dy vjet – 83 mijë ishin mbjellë në 2013-ën, ndërsa 243 mijë u mbollën në 2015-ën. Raporti për 2016-ën ende nuk është përfunduar.
Dekriminalizimi, Prokuroria merret në mënyrë të posaçme me PS-në. Radha i vjen Artur Bushit në Krujë. Flamur Noka? “Do kërkojmë materiale shtesë”
Prokuroria ka nisur hetimin për Elvis Roshin, kryebashkiak i Kavajës. Ndonëse çështja e tij ka fituar përmasë të ekzagjeruar politike për shkak të mbrojtjes që po i jep qeveria, janë edhe raste të tjera për të cilat organi i akuzës është vënë në lëvizje. Kështu ajo i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit për dekriminalizimin, dorëzuar nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Pse Rroshi nuk i fshihet dot të vërtetës?
Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi publikoi dy dëshmi penaliteti me ermat Elvis dhe Ervin Roshi, të lëshuara nga autoritetet italiane, që provojnë se ai është i pastër penalisht. Me këto dy dokumente, Roshi tha se ai tërhiqet nga dorëheqja, pasi rezulton sipas tij që nuk është i dënuar. Mirëpo, dëshmitë e penalitetit të Roshit nuk tregojnë domosdoshmërisht se ai nuk ka qenë i dënuar më parë.
Nuland i kërkon Bashës të bjerë dakord me Ramën, kreu i PD ripërsërit kushtet
Dy njoftime, njëri nga ambasada amerikane dhe tjetri nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike konfirmuan një bisedë telefonike mes Ndihmës-Sekretares së Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në njoftimin e sajnambasada thotë se "Ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Z.
“Ndodhem në Itali. Do të kthehem të vijoj detyrën derisa drejtësia të sqarojë çdo gjë”
Elvis Roshi, i shumëdiskutuar kohët e fundit, ka vendosur që të rikthehet në detyrë. Këtë e njofton ai përmes një statusi në profilin e vet në Facebook, ku deklaron se ndodhet në Itali. Roshi shkruan se ka prova shkresore që është i padënuar, ndaj do të vijojë detyrën deri në momentin që çdo “gjë të sqarohet nga drejtësia”. Shkruan Roshi: “Sic edhe jeni ne dijeni, me koshiencen time, ju tregova per nje leter e cila me zuri ne befasi disa dite me pare.
Ambasadori italian i shqetësuar në zyrën e Llallës, merr garanci që policia italiane nuk do të hetohet për pajisjen përgjuese
Prokuroria njoftoi sot për një takim të kryeprokurorit Adriatik Llalla me ambasadorin italian në Tiranë, Alberto Cutillo. Arsyeja që diplomati italian ishte në zyrën e Llallës lidhet me hetimin që po kryen Prokuroria për pajisjen e Interforcës italiane që dyshohet se është përdorur për qëllime përgjimi nga policia shqiptare.