Politikë
Pajisja e Përgjimit, pezullohet Haki Çako, arrest shtëpie për dy zyrtarë të policisë, nën hetim edhe ministri
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë, Artion Duka dhe specialistin Entiol Xhelilaj pas dyshimeve se kanë administruar në kundërshtim me ligjin pajisjen specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi.
PD konteston rolin e ambasadores së BE, akuzon Vlahutin për njëanshmëri politike
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi sot përmbajtjen e takimit mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës pyetjen nëse qëndrimi për reformën në drejtësi përplas PD me ndërkombëtarët. Për herë të parë kreu i opozitës, Basha shprehu publikisht rezervat e tij për ambasadoren e BE-së, Romana Vllahutin, duke e akuzuar për njëanshmëri politike.
Retorika nacionaliste e kryeministrit nxit deputetin grek të kërkojë reparacione për krimet e çamëve (Video)
Retorika e kryeministrit Rama për çështjen çame ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, duke nxitur zërat që i mëshojnë një raporti konfliktual mes dy vendeve nisur që prej Luftës së Dytë Botërore.
Fillon Plani B: Në kërkim të 94 votave për reformën në drejtësi
Edi Rama deklaroi në emisionin Top Story se Plani A (votimi i reformës në drejtësi me konsensus) dështoi sot në takimin që pati me Lulzim Bashën. Nga nesër, tha ai, fillon Plani B – drafti i reformës do të shkojë në Kuvend me synimin që të miratohet me të paktën 94 vota të deputeteve (mazhoranca ka sot rreth 87 vota). Pak orë më parë, Basha kishte paralajmëruar se drafti nuk do të votohej nga asnjë deputet i opozitës, nëse nuk arrihej konsensusi. Pak ditë më parë, edhe Ilir Meta kishte deklaruar se konsesnsusi është i domosdoshëm.
Axhendës së Kotzias i shtohet takimi me Ramën, mediat greke akuzojnë kryeministrin shqiptar se nxiti protestat e çamëve
Mediat kryesore greke kanë veçuar nga vizita e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias në Tiranë, angazhimin e dy shefave të diplomacive respektive për zgjidhjen e gjithë problemeve në marrëdhëniet dypalëshe. Ndërkohë kanë bërë të ditur edhe se në programin e vizitës është shtuar një takim i ministrit grek me kryeministrin Edi Rama, që do të zhvillohet të martën. Por në përcjelljen e vizitës nga mediat e vendit fqinj, ka qëndruar shumë lart edhe protesta e organizatës “Çamëria”.
Ambasadori turk përshëndet nisjen e trupave shqiptare në Afganistan: Dëshmi e lidhjeve vllazërore në shekuj
Një kontingjent i Batalionit Komando të Forcave të Armatosura shqiptare u nis me mision paqeruajtës në Afganistan, në kuadër të kontributit të FARSH në operacionin e NATO-s “Resolute Support Mission”. Kontigjenti i katërt paqeruajtës i FA shqiptare do të shërbejnë për një periudhë 6 - mujore në Afganistan dhe do të veprojnë në përbërje dhe varësi të Komandës Rajonale turke në Kabul.
Kotzias: Në Greqi kemi çamë, ata që bashkëpunuan me nazizmin mos i identifikoni me shqiptarët
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias kërkoi nga Tirana që çamët që bashkëpunuan me nazizmin të mos identifikohen me të gjithë shqiptarët dhe se faktet hitorike janë të njohura. Në konferencën për shtyp me homologun shqiptar, ministri grek foli për herë të parë për implikimin e çamëve në Luftën e Dytë Botërore.
Reagim i Ministrisë së Jashtme Greke për deklaratat e Ramës
Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Rama një ditë më parë për çështjen çame, duke konfirmuar tensionin e madh që egziston mes dy vendeve.
Prokuroria qetëson Partinë Socialiste: Thirrja e Berishës për armatosjen e popullsisë në kuadër të aktivitetit parlamentar
Prokuroria e Përgjithshme e ka gjetur të pabazuar në ligj shqetësimin e një grupi deutetësh të Partisë Socialiste që kallëzuan ish-kryeministrin Berisha për thirrjet për armatosje ose marrje pa të drejtë e komandës, thirrjet publike për veprime të dhunshme dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik.
Vizita e Kotzias, Athina do kushtëzojë kërkesat e Tiranës me integrimin e Shqipërisë në BE
Në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias në Tiranë të dyja palët kanë qartësuar pozicionet e tyre në lidhje me çështjet e nxehta që do shtrohen në tryezën e bisedimeve. Një ditë më parë kryeministri Rama deklaroi si kusht shfuqizimin e ligjit të luftës, ndërsa bëri të qartë se qeveria shqiptare nuk do të negociojë për kufirin detar. "Për të çuar në një fazë të re marrëdhëniet me Greqinë, për të cilat jemi shumë të interesuar, heqjen e ligjit të luftës e kemi kusht"- theksoi kryeministri.