Politikë
Kryeministri pranon negociatat, por vendos një kusht të vetin të panegociueshëm. LSI: Për kërkesat e PD-së mund të gjendet zgjidhje
Pas disa takimeve të zhvilluara ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë me një deklaratë për ecurinë e negociatave për reformën në drejtësi. Rama ka rihapur mundësinë e dialogut që u duk sikur mori fund në seancën e fundit plenare. “S’dua të përjashtoj deri në minutën e fundit mundësinë e një zgjidhjeje që përfshin opozitën në këtë reformë. Nuk ka qenë qëllim i hartuesve të draftit të përjashtojnë opozitën nga vendimmarrja. Kemi punuar dhe po punojmë edhe tani për një zgjidhje dhe nevojën për përfshrje substanciale të opozitës në zbatimin e reformës.
Ushtria ndërton 16 km rrugë në zonën elektorale të ministres Kodheli. Zyrtarisht nis stërvitja “Mirdita 2016”
Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë sot një njoftim mbi zhvillimin e një stërvitjeje në Mirditë dhe në Mat, por që quhet “Mirdita 2016”. Njoftimi nis me parashtrimin se stërvitja bazohet “në objektivin e deklaruar të Aleancës”, por edhe “nën kujdesin direkt të Ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli”, e cila është deputete e qarkut Lezhë ku bën pjesë edhe zona e Mirditës dhe vijon me sqarimin e detyrave të saj: “...Me stërvitjen në ndihmë të komunitetit për ndërtimin e rrugëve dhe veprave të artit, për ta kthyer këtë zonë të aksesueshme nga ana turistike dhe të jetueshme për banorët”.
Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e kërkesës së Shukri Xhelilit për t'u rikthyer në detyrë
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili për rikthimin e tij në detyrë.
CNN Greek sjell një interpretim akademik të çështjes çame: Krim lufte që nuk është njohur si vepër e organizatës joshtetërore EDES
Vizita e ministrit të Jashtëm, grek Nikos Kotzias në Tiranë por edhe shfaqja e banerit “me përmbajtje nacionaliste” në shkallët e stadiumit të Lens gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër ka nxitur CNN Greek të kërkojë një shpjegim më të specializuar lidhur me çështjen çame. Profesori i Departamentit të Ballkanit, Studimeve Sllave dhe Orientale në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, Konstantinos Tsitselikis, duke analizuar ngjarjet e asaj kohe, jep mendimin e tij shkencor për këtë çështje.
Reforma në Drejtësi, PD: Ka vetëm një arbitër, Komisioni i Venecias
Kryetari i Partisë Demokratike ka dalë me një deklaratë për shtyp pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Ndërkohë që ky i fundit ka përsëritur se i kishte dhënë garanci Bashës për një “reformë legjitime”, vetë kryetari i PD-së ka sqaruar nëpër rreshta edhe qëndrimin ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Tha Basha ndër të tjera, duke iu referuar raportit final të Komisionit të Venecias: “Paragrafi 88.
Shkolla ekzibicioniste e Rilindjes/Qëndrimi i palës greke për banerin e Çamërisë, Ministria e Jashtme Shqiptare reagon "nga stadiumi"
Pas deklaratave të Ministrisë së Jashtme greke për një baner në ndeshjen Zvicër-Shqipëri ku shkruhej për Çamërinë, ka reaguar Ministria Jonë e Jashtme, përmes Këshilltarit për Media të ministrit të Jashtëm, Glevin Dervishi. Me bluzën e kombëtares dhe me gjasë me mesazhin se ato që ndodhin në një ndeshje duhet të lihen aty, Dervishi ka folur për nevojën e reciprocitetit. Një ekzibicion i ngjashëm me atë që një oficer policie i akuzuar për përgjime performoi para gjykatës me një valixhe të improvizuar përgjimi.
Negociata të reja me opozitën
Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas tij, Ilir Meta konfirmoi vijimin e dialogut si e vetmja mënyrë për të miratuar reformën në drejtësi, çka lë pas si opsion pa të ardhme, deklaratën e kryeministrit në Parlament, drejtuar opozitës se “nuk ju presim më”. “Z. Basha shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës dhe më njohu me të njëjtën çështje parimore që ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së institucioneve të reja, e cila sipas opozitës duhet të bëhet me rekomandimin 88.
Parrulla për çamët në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, Kotzias: Disa duan të minojnë klimën e mirë që është krijuar
Bindjen e tij se qarqe të caktuara po përpiqen të minojnë përpjekjet për riafrimin mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke ngritur çështjen e çamëve ka shprehur ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias pas shfaqjes së parrullës me përmbajtje nacionaliste në ndeshjen Shqipëri -Zvicër. " Disa po mundohen të prishin klimën e mirë që është krijuar. Ndikimi i Turqisë më Shqipëri është reduktuar. Udhëheqësit fetarë të Shqipërisë kanë shprehur hapur kundërshtitë me lidershipin turk"-deklaroi Kotzias për Televizionin Mega.
Herën e dytë si karikaturë/Kallëzim penal për ministrin e Brendshëm. Nesër PS-ja mbush 25 vjet
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është kallëzuar penalisht nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në një mbledhje jashtë radhe që ky i fundit ka bërë me kërkesë të kreut të vet, presidentit Bujar Nishani, është dënuar sjellja e Tahirit ndaj gjyqtarit Aliaj, që vendosi shkarkimin e drejtorit të Policisë, Haki Çako. “Gjatë diskutimeve anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit z.
Rroshi, 3 mln euro tender për përroin e Leshniqës. Relacioni shpjegues i bashkisë: Janë ndeshur ushtritë e Mark Antonit dhe Jul Çezarit
Një muaj para se të jepte dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Kavajës dhe më pas ta tërhiqte vendimin për t’u dorëhequr, Elvis Roshi rezulton të ketë hapur një procedurë tenderuese prej 3 milion euro, me qëllimin e pastrimit të një kanali kullues, që ndodhet në zonën e Qerretit. Bëhet fjalë për përroin e Leshniqës me gjatësi 2.6 km të gjatë, që shtrihet nga fshati Qerret deri në buzë të autostradës.