Politikë
Hapi i parë i qeverisë/Zv.ministrja e Brendshme: Kemi kapacitete për të pritur emigrantë
Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë këro ditë çdo aludim se në Shqipëri do të ngrihet një kamp për refugjatët apo për azilantët. Përmes disa deklaratave të veta, qeveria i ka cilësuar këto lajme si trillime dhe fantazi. Por në një prononcim për Tv Klan, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, thotë se vendi ynë i ka kapacitetet për të përballur një fluks azilantësh. Sipas saj, deri në momentin e tanishëm nuk ka një kërkesë zyratre nga Bashkimi Europian.
Një projekt që duhet ndalur me çdo mjet politik
Tashmë është e qartë se qeveria shqiptare, përtej çdo ndjeshmërie dhe debati ka vendosur të prishë godinën e Teatrit Kombëtar. Përgjegjësinë për këtë po ia ngarkon parlamentit, teksa ka ndërmarrë nismë ligjore për kalimin në pronësi të një kompanie të preferuar nga Bashkia e Tiranës, të tokës shtetëore ku ndodhet TK dhe rreth tij.
PD: Kompania “Fusha” merr truallin e Teatrit Kombëtar
Partia Demokratike denoncoi dhënien e truallit të Teatrit Kombëtar kompanisë “Fusha shpk.”, e cila sipas opozitës planifikon ngritjen e disa kullave të biznesit. Albana Vokshi tha se qeveria ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të vecantë negociimi me kompaninë në fjalë, e cila bie ndesh me ligjin për Partneritetin Publik Privat.
Mrojtje e hapur për Xhafën nga ambasadori Lu
Opozita do ta interpretonte si takim të ambasadorit amerikan me vëllain e një trafikanti droge, vizitën në zyrë dhe më pas lëvizjen me të njëjtën makinë të Donald Lu-së dhe Fatmir Xhafës. Në gjuhën politike vizita të tilla përkthehen në mesazhe të qarta mbështetje për atë që shfaqet në krah të ambasadorit.
Tarifa e rishikuar e Rrugës së Kombit në kurriz të buxhetit
Qeveria ka nisur sërish fushatën e informimit për tarifën e rishikuar të Rrugës së Kombit. Dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri zhvilluannjë takim me biznese të Kosovës ku premtuan se do të ketë një taksë të reduktuar për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe se kompesimin e uljes së tarifës do ta paguajë buxheti i shtetit.
Tom Doshi dhe Fidel Ylli më kanë kërcënuar me pistoletë në kokë
Ilir Demaliaj, një personazh publik dhe pjesëmarrës në lëvizjen e dhjetorit ’90, aktualisht me banim në ShBA ka deklaruar dje në emisionin “360 gradë” se ai është kërcënuar me jetë nga deputetët Tom Doshi dhe Fidel Ylli. Demaliaj flet për një kohë kur të dy personat nuk kanë qenë ende deputetë, por ai ka vënë në dukje faktin se kjo kategori njerëzish kanë hyrë në Parlament, duke theksuar se kriminalizimi i vendimmarrjes në këtë farë feje, është një ndër shkaqet pse punët shkojnë kështu në Shqipëri.
Video/Zv.ministri i Mbrojtjes: Bëni sa më shumë fëmijë! Është detyrë patriotike
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka bërë thirrje që shqiptarët të bëjnë sa më shumë fëmijë, duke konsideruar se kjo është një detyrë patriotike. Ai ka folur para ushtarakëve me rastin e Ditës së Fëmijëve, 1 qershorit, me ç'rast është mbajtur edhe një aktivitet.
Dokumenti/Holanda i thotë “Jo” hapjes së negociatave
E përmendur si një nga dy vendet skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë, Holanda duket se e ka marrë vendimi për t’i thënë jo rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian. Këtë thotë një dokument i qeverisë holandeze, bërë pubik nga Tv Klan, ku bëhet një vlerësim i paketës së zgjerimit për vitin 2018.
Propozimi i Kurtit: Ballkani të bashkohet kundër Serbisë
Albin Kurti i Vetëvendosjes ka hedhur idenë e një aleance anti-serbe në Ballkan që sipas tij do të bashkonte shqiptarët, kroatët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit. Ai e ka cilësuar Serbinë si problemin kryesor në Ballkan, ndonëse nuk ka specifikuar se çfarë rreziku përbën Serbia për Maqedoninë, Bullgarinë, apo edhe Kroacinë.
Propozimi i bërë në Tiranë përkon me rritjen e vëmendjes nga qarqet perëndimore mbi rrezikun e depërtimit të Rusisë në Ballkan, veçanërisht në Serbi, ku duket se krahu rus ka ndikim të madh në politikën serbe.
Vuçiç i jep një dorë "mikut Edi" në Tiranë: Nuk jam si Rama që lyp nëpër Europë
“Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje". Kështu i është përgjigjur presidenti serb Aleksandër Vuçiç pyetjes së gazetës franceze “Le Monde”, lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit Perendimor që u mbajt në Sofje.
Pyetja ka qenë nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas qëndrimeve të Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.
