Politikë
Krushqit e Betonit paraqiten në Komisionin e Medias
Seanca dëgjimore në Komisionin e Medias për projektligjin për zhvillimin e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar është mbërthyer nga debate për shkak se në të ka hyrë si xhol Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ishte thirrur në seancë, ka preferuar të heshtë dhe të marrë si engjëll mbrojtës Veliajn, që ka bërë zhurmuesin. Albana Vokshi, kryetare e Komisionit, ka deklaruar se Veliaj është thirrur të mërkurën.
Fisheku i fundit për negociatat
Shfaqja ku kryeministri Rama u shfaq me krerët e komuniteteve fetare duket parakaluar në mes të Parisit është një kartolinë që tani i duhet qeverisë për të lobuar për hapjen e negociatave.
Nuk dihet ende se e kujt ishte ideja, por një rekomandim nga komunitetet fetare do t’i shkojë Brukselit për t’i dhënë Shqipërisë këtë status. Ministria e Jashtme njoftoi se krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri i bëjnë apel kancelares Merkel dhe Presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Kotzias: Negociatat me Shqipërinë nuk kanë përfunduar
"Tani do të vazhdojmë me negociatat me Shqipërinë". Kjo ishte deklrata e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias pas nënshkrimit të marrëveshjes historike për emrin Maqedonisë.
"Vendi duhet të shpëtojë nga ngarkesat e së kaluarës dhe të merret me të ardhmen dhe armiqtë e vërtetë"- shtoi në tej shefi i diplomacisë greke.
Foreign Policy: Cipras meriton Nobel për Paqen
Arritja e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë sipas revistës Foreign Policy meriton çmimin “Nobel” për Paqen. “Dy liderët që meritojnë Çmimin Nobel për Paqen nuk u takuan këtë javë në Singapor. Ata do të takohen të dielën në kufirin mes Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë”-shkruan revista. Më tej thuhet se kryeministrat Alexis Cipras dhe Zoran Zaev do të nënshkruajnë arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e konfliktit afatgjatë mbi emrin e Maqedonisë. Vendi ballkanik sipas marrëveshjes do të njihet me emrin "Republika e Maqedonisë Veriore"
Këshilltari për sigurinë i Kryeministrit: Kampi i luftëtarëve të ISIS, lajm i rremë i përhapur nga LSI-ja
Këshilltari për Sigurinë i kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar gjatë një interviste për TemaTv se lajmi për krijimin e një kampi për luftëtar të ISIS që janë kthyer nga Siria është i rremë dhe është përhapur nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Paratë publike drejt televizioneve private, Bordi i AMA-s nuk është njoftuar zyrtarisht
Bordi i AMA-s nuk është thirrur për të diskutuar një projektligj të rëndësishëm të medias, i cili prek drejtpërdrejt xhepat e taksapaguesve. Bëhët fjalë për kërkesën e pronarëve të mediave të mëdha që kërkojnë 30 % të fondeve publike, e për të cilën anëtarja e bordit të AMA-s, Suela Musta thotë se po kalon pa konsultim drejt miratimit.
OSBE: Konsultim publik për financimin e mediave private. Jo vetëm, Tv-të, por edhe shtypi online dhe print
Partneriteti më i ri mes qeverisë dhe operatorëve televizivë privatë që synon financimin me para publike të këtyre të fundit, ka sjellë reagimin edhe të OSBE-së dhe zyrës së saj në Vjenë. Përmes një deklarate, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Harlem Desir deklaron rezerva të forta për këtë nismë, duke bërë thirrje qeverisë që të zhvillojë konsultime dhe të mos përqendrojë paranë publike vetëm te disa operatorë.
Marrëveshja e detit me Greqinë, pritet takim tjetër mes grupeve negociatore
Takimi 30 minutësh mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, ka provokuar një seri lajmesh dhe spekullimesh mbi temën e diskutuar. Tezat e hedhura janë ato që variojnë nga refuzimi i Metës për të dhënë autorizimin deri në plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, e deri te lajmi se negociatat janë mbyllur dhe tashmë çështjet e mbetura janë vetëm formalitete. Por nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se dy grupet negociatore pritet të takohen sërish dhe se pika e përbashkët e një marrëveshjeje ende nuk është arritur.
Video/Si fillim ca vezë mbi Erjon Veliajn
Kryebashkiaku i Tiranës është qëlluar me vezë pak përpara se të hynte në takimin e planifikuar me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Nën hijen e Erdogan dhe kundër refugjatëve
Kryeministri i Shqipërisë thotë se është i përgatitur për çdo influencë negative që mund t’i vijë sistemit arsimor në Shqipëri nga organizata “Feto” e klerikut Ftullah Gylen. Këtë ka pohuar Edi Rama të paktën për agjencinë turke të lajmëve Anadolu, duke iu përgjigjur interesit për aktivitetin e organizatës, që Erdogan e cilëson si terroriste.
