Politikë
KLGJ prezanton sistemin e normës për gjyqtarët
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar së fundmi një vendim që parashikon administrimin e të dhënave statistikore për çdo gjyqtar. Për realizimin konkret të kësaj pune, KLGJ-ja ka miratuar modelet e tabelave standard – 50 gjithësej – në të cilat do të shënohen elementë të tillë si sasia, shpejtësia, heqja dorë nga gjykimi, volumi i çështjeve gjyqësore, të ndara sipas veprave penale apo civile përkatëse.
E mbështet apo jo Europa Minishengenin?
Tashmë është e qartë se nisma e Minishengenti Ballkanik e ka ndarë politikisht botën shqiptare. Një tregues për këtë është edhe alibia e zakonshme e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që e shet këtë si një nismë që ka mbështetjen e SHBA dhe BE-së. Duke theksuar paraprakisht se një njeri i lirë, por edhe një shoqëri që është e lirë, ka të drejtën të mendojë dhe të mos bjerë dakord as me SHBA dhe as me BE-në, le të shohim sa e vërtetë është një gjë e tillë duke iu përmbajtur qëndrimeve publike.
Akademia e Shkencave e Kosovës: Minishengeni nuk mund të funksionojë në asimetrinë aktuale në Ballkan
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka reaguar për nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksander Vucic, për krijimin e projektit të ashtuquajtur “Minishengen”. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës konstaton se një nismë e tillë ka për qëllim rrënimin e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit. Sulmet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të Kosovës nga ASHAK-u i shohin si një hakmarrje të paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e raporteve Kosovë-Shqipëri.
Reagimi i plotë:
Marrëveshja e detit me Greqinë? Ndoshta kur të bien dakord këta të dy për Egjeun
Athina zyrtare nuk heq dorë nga projekti i gazsjellësit East Med pavarësisht kundërshtive të Turqisë. Mediat greke citojnë ministrin e Energjisë dhe Mjedisit, Kostis Hatidakis të jetë shprehur se
Greqia është e vendosur të procedojë në bazë të ligjit ndërkombëtar
Remzi Hoxha do mbushte sot 64 vjeç, i biri: Edi Rama mbrojti krimet e Berishës
Remzi Hoxha, ish biznesmeni shqiptar nga Kosova, me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni kishte ditëlindjen e 64-tërt ditën e sotme, nëse do të jetonte. Ai u zhduk në tetor të vitit 1995.
Por kjo ngjarje nuk është zbardhur ende. Djali i tij akuzon pushtetin e sotshëm se ka mbrojtur krimet e Berishës, pasi ai akuzon z. Berisha për ngjarjen. Ja se çfarë thoshte ai në një intervistë të muajit tetor të këtij viti:
Premtim i përmbushur: Zero probleme me fqinjët. Të gjitha problemet me shqiptarët
Haradinaj është gënjeshtar dhe i është futur një rruge qorre. Albin Kurti do të shpëtojë botën. Hashim Thaçi ka marrë kthesë 360 gradë(ka dashur të thotë 180) dhe nuk po kupton të ardhmen.
Këto janë përkufizime të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që po hyn në vitin 2020 me një premtim të përmbushur: Zero probleme me fqinjët.
Shqipëria heq vizat për shtetasit kinezë
Në datën 18 dhjetor qeveria ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit kinezë që hyjnë në Republikën e Shqipërisë. Vendimi është propozuar nga kryeministri Edi Rama, që ushtron edhe detyrën e ministrit të Jashtëm dhe ai është formalisht amendim I një vendimi të vitit 2019.
Liberalizimi i lëvizjes me Kinën u njoftua nga z. Rama menjëherë pas samitit të Novi Sadit kur kryeministri foli për një bum turistësh nga Kina nëse vendet e rajonit heqin barrierat mes tyre.
Shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton. Shumica keqpërdor Arta Vorpsin, i drejtohet Venecias për betimin te noteri
Shumica socialiste kërkon më shumë kohë që të hetojë për shkeljet e presidentit të Republikës Ilir Meta. Ndonëse hetimi në këtë pikë konsiston vetëm në shqyrtim aktesh, Komisioni Hetimor nuk ndihet gati të bëjë një raport përfundimtar. Tallja me mbarë vendin në këtë pikë arrin kulmin me faktin se në objekt hetimi do përfshihet edhe situata e krijuar mes Presidentit dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Dvorani në dekretimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Lideri i Ballkanit humbet autoritetin mes shqiptarëve
Në Shqipëri zhvillohet një takim i radhës në kuadër të atij që po quhet Minishengeni Ballkanik. Vendet kryesore të kësaj nisme që imiton bashkëpunimin europian të viteve të fillimit të Unionit, janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Nisma po shitet se sjell lëvizje të lirë mallrash, njerëzish, shmang pikat doganore etj.
