Politikë
Praktika e munguar e informimit mbi politikën e jashtme
Mediat greke shkruajnë sot se kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis ka planifikuar një takim raportues me liderët partiakë pas kthimit të tij nga Uashingtoni. Sipas këtyre mediave takimi ka për synim diskutimin me drejtuesit e spektrit politik të zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme që e kanë vënë Greqinë në kurs të pashmangshëm përplasjeje me Turqinë e Erdoganit.
Negociimi i marrëveshjes detare me Greqinë së shpejti në tryezë
Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ka publikuar së fundmi një opinion ku flet për marrëdhëniet e vendit të saj me Turqinë. Duke vlerësuar ndërlikimet që sjell për Greqinë memorandumi i Turqisë me qeverinë legale të Libisë, Bakojanis sugjeron forcimin e aleancave dhe konsiderimin e memorandumit si të paligjshëm, por jo nul për nga efekti praktik.
Muxhahedinët iranianë kanë në veprim shërbimin e tyre sekret në Shqipëri. Akuza edhe për dy TV shqiptare
Olsi Jazexhiu, i prezantuar si historian ka dhënë në mesin e muajit dhjetor 2019 një intervistë për revistën e përdymuajshme amerikane “Counterpunch”. Revista është e njohur në ShBA, ndonëse për të ka qëndrime të ndryshme.
Ajo e cilëson Jaxhexhiun si një historian shqiptaro-kanadez dhe e gjithë intervista është përqendruar në situatën e krijuar nga strehimi në Shqipëri i opozitës iraniane, muxhahedinëve të MEK.
Në 6 janar nis një revolucion tjetër. Është super...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në faqen e vet në Facebook një material video për promovimin e shërbimeve të reja online nga portal qeveritar e-albania.
Avokati i gulenistit turk të deportuar: Kërkoi strehim politik dhe iu refuzua
Avokati i shtetasit turk të deportuar sot në Turqi tha për Zërin e Amerikës se ai kishte kërkuar azil politik, por i ishte refuzuar nga autoritetet shqiptare.
Avokati i shtetasit turk Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.
Janullatos: Në Shqipëri ka rryma që punojnë për prishjen e harmonisë fetare. Jam ndier i rrezikuar
Kryepeshkopi Anastas Janullatos rrëfen se në Shqipëri është ndier i rrezikuar për jetën e tij. Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve kishtare, ai sjell në vëmendje episode nga bisedat me shoferin, teksa i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë i kërcënuar gjatë qëndrimit në vendin tonë.
Po, shenjat i kemi akoma të dukshme. Më kujtohet shoferi im, Taqua i cili më thoshte se i kishin ofruar para që të më linte në një vend të shkretë. Pa ndihmën dhe forcën e Zotit, askush nuk mund të bëjë asnjë hap këtu.
Oferta turke për banesat në Laç nuk është falas. Gulenisti i parë deportohet me asistencën e shërbimit sekret turk
Ekstradimi i shtetasit turk Harun Çelik drejt Turqisë është realizuar me përfshirjne e shërbimit sektret turk. Kështu raporton Anadolu Agency e cila përcjell edhe një material video me këtë rast nga Rinasi. Policia e Shtetit e Shqipërisë i ka thënë Agjencisë në fjalë se Çelik është kapur në Rinas me dokumente false, por është esktraduar pasi ka kryer dënimin e vet.
Vit i jashtëzakonshëm për Kulturën. I shkëlqyer do jetë ky tjetri
Kryeministri Edi Rama shpërndan në Facebook një video për ato që i quaj arritje në kulturë. Për z. Rama 2019, ishte një vit i jashtëzakonshëm. I shkëlqyer do jetë ky që vjen sipas tij. Videot të ndihmojnë në këtë rast sepse aty rras pamje për çfarë të duash. Duke ia lënë secilit të besojë nëse një përkufizim i tillë është i vërtetë apo jo, ne po e përcjellim videon me pyetjen se çfarë është kultura shqiptare sot? Ndoshta z. Rama na e shpjegon në kuadër të bilancit të premtimeve që bëri për Rilindjen e Shqipërisë.
Berisha: 2019, më i zi se 1997
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar pak më parë një videomesazh me rastin e ndërrimit të viteve. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi vitin 2019 si më të ziun në historinë e pluralizmit shqiptar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vijuar zbatimin e platformës së Vaso Çubrilloviçit për spastrimin etnik të Shqipërisë nga shqiptarët. Më poshtë video:
Kush gënjen nga këta të dy?
Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar për Minishengenin:
Në Novi Sad, Kosova ka qenë e përjashtuar. Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me tre vendet e lartpërmendura, por çështje fondamentale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia – si rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
Të gjithë ne e dimë se Rusia synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor duke paraqitur vonesa dhe pengesa që vendet e rajonit të mos integrohen në NATO dhe BE
