Opinion
Monarkët e rinj të Shqipërisë
Neni 2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pohon se "Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit" (pika 1). Por me dashje, falë deformimit të sistemit zgjedhor, kryetarët e partive kanë rrëmbyer të gjithë autoritetin e duhur për të qenë të vetmit persona që bëjnë listat e ligjvënësve të ardhshëm, pa asnjë proces demokratik, pa asnjë platformë, duke e shndërruar demokracinë në një kujtim të largët të saj. Në këtë mënyrë, sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i ka kaluar monarkëve të rinj të saj, kryetarëve të këqij të partive politike.
“Ne, Populli…” dhe ëndrra presidenciale, 1994
Do të mbeteni pa parlament, pa president, pa qeveri…Brukseli ia ka treguar qysh në fillim Tiranës fundin e kësaj krize. Deri tani kemi mbetur pa institucione të Drejtësisë, që duheshin ngritur sipas ndryshimeve në Kushtetutë, kur KLD ka mbaruar mandatin, (janë tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre). Tashmë skenarët janë hedhur në tavolinë dhe opozita intensifikon përpjekjet për realizimin e qëllimit të saj.
Mënyra si shtyjmë tjetrin
Është e njohur psikologjia e vendit të vogël. Të gjithë të mbushur me veten. Unë dhe miqtë e mi, të tjerët s’ekzistojnë. Ka filluar të ndryshojë, por rezistenca është e madhe dhe boll e suksesshme. Artistët, kampionë në këtë izolim plural, unë dhe grupi im mbi gjithë të tjerët! Le të ketë artisti më shumë nevojë për tjetrin, për kritikën e kolegut dhe jo për lëvdatat e përgjithshme që e mbajnë të kënaqur në sheshin e fshatit. Mëkat të jenë ata më të izoluarit, ta shpërfillin shokun, punën, artin n’atë shkallë sa të mos marrin mundimin të venë e ta shohin.
Mbi sulmin e opozitës ndaj Knut Flekenstein*
“Shqipëria nuk është si Maqedonia”, -çfarë kishte nën rreshta vërejtja e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Flekenstein, drejtuar opozitës dhe pse “i dogji” kjo Lulzim Bashës?
Ai na paralajmëron se do të mbetemi pa qeveri pa president, por të vazhdojmë kështu. Emond Spaho e sulmoi në Facebook si”të njëanshëm”, ndërsa Basha e përmendi në çadër, madje akuzoi diplomatët e BE-së dhe SHBA-së si mafiozë.
Tragjedi dhe komedi arkeologjike në Velierën e Durrësit
Sakrifikimi i lëndës arkeologjike për hir të ansamblit të Hyrjes së lashtë Dyrrahut antik dhe Durrësit mesjetar pranë Portit, për t’i lënë vend ndërtimit të skulpturës arkitektonike “Vela/Veliera” hyri tashmë në histori – si kryevepër dhunimi që mund t’i jetë shkaktuar ndonjëherë pasurisë arkeologjike të këtij qyteti të famshëm mesdhetar në jetën e tij mijëravjeçare.
Tuneli i Moglicës, kanceri i azbestit dhe sindikatat
Ejani investoni në Shqipëri se këtu s’kemi sindikata, të cilat jua çajnë kokën atje në Itali”, më gjëmoi në vesh si gjyle sërish dje kjo deklaratë e Kryeministrit tonë para investitorëve italianë, diku nga 2014-a. Më gjëmoi në vesh sërish sepse HEC Devolli dje nxori lajmin se “tuneli i gjatë i Moglicës përfundoi pa vonesa”.
Maskarada e ndarjeve politike
1. Këtë çerek shekulli, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë alternuar njëratjetrën në pushtet. Njëra njihet si e djathtë, tjetra si e majtë. Në thelb, politikat e tyre të zhvillimit janë të ngjashme dhe nuk ndryshojnë aq sa e kërkojnë përkufizimet “e majtë – e djathtë”. Vështirë të thuash se njëra parti është investuar dukshëm për qeverinë dhe tjetra për tregun, njëra për politikat e rishpërndarjes dhe tjetra për sipërmarrjen e lirë, njëra për barazinë dhe tjetra për traditën e hierarkinë.
Zgjidhjet kushtetuese për krizën
Që në shekullin XIII, në Angli u konfirmua e drejta e publikut për të detyruar mbretërit që të heqin dorë nga froni, si rrugëdalje dhe rrugëzgjidhje e krizave politike. Ky institut i të drejtës publike vepron rëndom në çdo vend demokratik, nga ajo kohë e deri më sot, në ndryshimin e ekzekutivëve jo të përgjegjshëm.
Shqipëria në Luftë me mullinjtë e erës
Në mars bëhen tre vjet që Shqipëria është kandidate për në BE, por hapja e negociatave shkon vetëm duke u shtyrë. Një ndër problemet kryesore janë deficitet në shtetin ligjor dhe kapja e instiucioneve nga krimi i organizuar. Problem është edhe korrupsioni në gjyqësor. Në Shqipëri, gjyqtarët dhe prokurorët janë të detyruar të bëjnë publike të ardhurat e tyre. Komisioni i BE, ka kritikuar se shkeljet e ketij detyrimi nuk janë ndëshkuar. Në dhjetorin e vititi të shkuar u publikuan të ardhuart e 81 gjyqtarëve të apelit, të cilat u pesëfishuan.
Dialogu kombëtar për të shkuarën është i nevojshëm
Shqipëria ka pasur një fillim të ngadaltë për krijimin e një kuadri më të gjerë, në të cilin të angazhohet për t’u përballur me të shkuarën komuniste. Aktualisht, mund të shohim kalimin nga heshtja në një angazhim aktiv me të shkuarën në fusha të ndryshme. Kjo është inkurajuese, pasi do të garantojë të ardhmen demokratike të Shqipërisë.